Showbiz

Luana Vjollca konfirmon largimin nga Top Channel pas 15 vitesh

Luana Vjollca konfirmon largimin nga Top Channel pas 15 vitesh

Moderatorja Luana Vjollca konfirmoi çfarë prej pak kohësh përflitet – largimin nga Top Channel.

Në një letër të postuar në Instagram, të cilën e nis me “nuk e paskam dit’ sa shumë qenkemi dasht’ [sic]” dhe ku falenderon ndjekësit për përkrahjen, duket se nuk ka qenë plotësisht dëshirë e saj largimi nga Top Channel, por kanë ndikur “rrethanat dhe arsyet madhore”.

“Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap, më ka lehtësuar peshën e vendimeve, ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë...”

Më pas shton:

“Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush luan’.”

Moderatorja shton se për momentin “prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje.”

Në fund, ajo la të nënkuptuar se do të rikthehet në ekran së shpejti. “Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejt afër jush me programe argëtuese, çdo të shtunave mbrëma, sepse tradita jonë mund të vonojë, por s’mund të mungojë, premtoj!”

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

Luana confirms leaving Top Channel

Luana Vjollca konfirmon largimin nga Top Channel pas 15 vitesh

Moderator Luana Vjollca confirmed what has been rumored for some time - leaving Top Channel.

In a letter posted on Instagram, which starts with "I did not know how much we wanted '[sic]" and where she thanks the followers for the support, it seems that it was not entirely her wish to leave Top Channel, but have been influenced by "major circumstances and reasons".

"Taking this great confirmation that I have in my arms at every step, has eased the weight of my decisions, perhaps even without the full desire, but because of the major circumstances and reasons, which I would not like to talk about. , as I have always chosen ... ”

Then he adds:

"From this season I am not under the logo of Top Channel (which will always remain my home, where I grew up and developed for 15 years). Therefore, as a result, we will not share this season on Saturday night playing together, laughing and having fun with 'Look who's playing'. "

The moderator adds that at the moment “my priority is a personal project, which more than anything else is my inner voice, which I strongly want to serve as the voice of each of you, to overcome any challenge in life. #Say it."

In the end, she hinted that she would be back on screen soon. "In parallel, I am working to be close to you as soon as possible with entertainment programs, every Saturday night, because our tradition may be delayed, but it can not be missing, I promise!"