KORONAVIRUS

Covid shkaktoi rënien më të madhe të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2021

Covid shkaktoi rënien më të madhe të

Pandemia e Covid shkaktoi rënien më të madhe të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas të dhënave në 29 shtete, shumica në Europë dhe SHBA.

Rënia më e madhe e jetëgjatësisë ishte te meshkujt në SHBA, me një rënie prej 2.2 vitesh në krahasim me nivelet e vitit 2019, e ndjekur nga meshkujt lituanezë (1.7).

Rëniet e jetëgjatësisë tejkaluan ato të regjistruara gjatë kohës së shpërbërjes së Bllokut Lindor në Europën Qendrore dhe Lindore, sipas hulumtimit të shkencëtarëve në Qendrën Leverhulme për Shkencë Demografike në Oxford.

Universiteti tha se shumica e reduktimeve të jetëgjatësisë në vende të ndryshme mund të lidhen me vdekjet zyrtare nga Covid. Deri tani janë regjistruar gati 5 milionë vdekje të shkaktuara nga koronavirusi i ri, tregon një raport i Reuters.

Në SHBA, rritja e vdekshmërisë ishte kryesisht midis njerëzve në moshë pune dhe atyre nën 60 vjeç, ndërsa në Europë, vdekjet në mesin e njerëzve mbi 60 vjeç kontribuan në mënyrë më të konsiderueshme në rritjen e vdekshmërisë.

"Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që i atribuohet drejtpërdrejt Covid-19 tregon se sa tronditës ka qenë për shumë vende," tha Dr. Ridhi Kashyap, bashkëautore e studimit të botuar në International Journal of Epidemiology.

Burimet: Guardian, Reuters

MOS I HUMBISNI