Celebrity

Supermodelja Linda Evangelista thotë se ka mbetur 'e deformuar' nga procedurat kozmetike!

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2021

Supermodelja Linda Evangelista thotë se ka mbetur 'e deformuar'

Linda Evangelista, modelja, tani 56 vjeç, zbuloi se ka përjetuar një efekt anësor të rrallë kozmetik nga trajtimet, pesë vjet më parë.

"Siç e kanë përshkruar dhe mediat, unë 'nuk njihem' më", u tha ajo 900.000 ndjekësve të saj në Instagram.

Evangelista shpjegoi se kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse ajo u zhduk nga syri i publikut. Modelja kanadeze vazhdoi duke thënë se ajo kishte pësuar "dy operacione të dhimbshme, të pasuksesshme, korrigjuese" pasi procedura e dobësimit - e njohur edhe si konturimi i trupit - kishte pasur efektin e kundërt.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by fredo montes (@misterfredomontes)

"Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa kolegëve të mi lulëzon, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga [një procedurë] e cila bëri të kundërtën e asaj që premtoi", shpjegoi ajo.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Linda Evangelista (@lindaevangelista)

Ajo tha se efekti anësor që përjetoi, "jo vetëm që i shkatërroi jetesën, por e çoi dhe në një fazë të thellë depresioni dhe trishtimi", proces gjatë të cilit ajo ka përfunduar e vetmuar. 

"Jam shumë e lodhur duke jetuar në këtë mënyrë," vazhdoi ajo. "Unë do të doja të dilja nga dera ime me kokën lart, pavarësisht se nuk dukem më si unë."

Procedura jo-kirurgjikale, e cila është rritur në popullaritet vitet e fundit, përdor temperaturat e ftohta për të zvogëluar depozitat e yndyrës në zona të caktuara të trupit.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carrie Bradshaë’s best looks (@carrie.bradshaë__)

Duke përshkruar "efektin anësor shumë të rrallë, por serioz" që ajo kishte përjetuar, Evangelista tha se "qelizat yndyrore në vendin e trajtimit, po rriteshin duke çuar në efekt të kundërt". Nuk është kuptuar plotësisht pse ndodhi kjo.

Evangelista u bë e famshme në vitet 1990 si një nga supermodelet e famshme në zhvillim, duke marrë pjesë në pasarela të nivelit të lartë, duke qenë pjesë e kopertinës së Vogue etj.

Supermodelja Linda Evangelista thotë se ka mbetur 'e deformuar'
Linda Evangelista, atëherë dhe së fundmi

Burimi: BBC

MOS I HUMBISNI