
Të gjithë kemi vese, por ka nga ata që janë goxha krenarë që i kanë. Nuk e dimë nëse e gjeni veten në listën më poshtë, por hidhini një sy dhe na tregoni më vonë!
1.
"Supervesi im është se mund të dua shumë dikë dhe jam i aftë të mos i flas me gojë fare të nesërmen. Edhe nëse vazhdoj ta dua. Zhdukem pa asnjë debat, pa asnjë sqarim, thjesht iki nëse e vendos kështu në trurin tim."
2.
"Unë jam shumë bujar edhe në mënyrë të pakujdesshme. Blej birra në club edhe për njerëz që s'i njoh fare. Madje edhe kur s'kam para dhe jam i papunë. Më pëlqen të ndihmoj të panjohurit edhe pse i vuaj më pas pasojat."
3.
"Njerëzit mendojnë se unë luaj rolin e avokatit të djallit vetëm se jam në gjendje të shoh qartë të dy anët e medaljes. E di që kjo mund të jetë frustruese, por është pikpamja ime. Do t'i mbroj 100% njerëzit që kanë të drejtë."
4.
"Unë pastroj shtëpinë kur jam me nerva. Sa më shumë me nerva aq më e pastër shtëpia."
5.
"Nxehem kur njerëzit i komplikojnë gjërat pa arsye. Kjo më ka ndihmuar t'ja thjeshtoj vetes shumë raporte. Dua të jem i qartë."
6.
"Unë nuk harroj kurrë asnjë lloj detaji. Asgjë. Jam aset për kompaninë, por ky është paksa mallkim për mua."
7.
"Jam shumë i aftë për të larguar njerëz nga jeta ime."
8.
"Funksionoj perfekt edhe me 4 orë gjumë. Nuk është e shëndetshme, por mua më ndihmon."
9.
"Unë jam gati për sulm gjithë kohës. Supozoj se të gjithë që më afrohen duan të më keqtrajtojnë dhe jam gati të vetëmbrohem. S'do të doja të isha kështu, por ja ku jemi..."
10.
"Jam shumë e drejtëpërdrejtë kur s'më pëlqen dikush. Nuk mendoj nëse ofendohen apo jo nga refuzimi."
11.
"Kur rri vetëm jam më i miri."
12.
"Di të mbaj ndjesitë e mia. Nuk i shpreh kurrë."
13.
"Unë injoroj gjithçka që është idiote dhe e parëndësishme. Dhe e bëj fare hapur."
Burimi: BuzzFeed