Grimes zbuloi se djali i saj i drejtohet me emrin e parë duke pretenduar se njëvjeçari arrin ta ndjejë “mospëlqimin” e saj për fjalën “nënë”.
Këngëtarja – emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher – shpjegoi për Vogue se djali, X Æ A-Xii, e quan Claire sepse “ajo nuk mund të identifikohet” me fjalën “nënë”.
“Mendoj se të kesh një fëmijë është një rilindje e madhe për mua, si të rilindësh artistikisht. Të qenit nënë është e çuditshme. Për disa arsye, unë nuk identifikohem me atë fjalë. Është e çuditshme vërtet sepse X më thotë ‘Claire’, por nuk më thotë ‘mami.”
Më pas, shtoi:
“Ndoshta ai mund ta ndiejë mospëlqimin tim për fjalën ‘nënë’. Unë as nuk e di pse nuk e pëlqej, sepse e respektoj shumë. Thjesht nuk mundem, nuk mund të identifikohem me të, çuditërisht.”
Grimes dhe Musk u bënë prindër të djalit X Æ A-Xii në maj të vitit 2020. Musk ka edhe pesë djem të tjerë nga martesa me Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.