
Zoë Kravitz u shfaq në tapetin e kuq në Met Gala me një fustan metalik tërësisht të tejdukshëm Saint Laurent. Aktorja ishte një nga vajzat e famshme që përqafoi trendin e fustaneve “të zhveshur”, i cili siç duket nuk u pëlqeu disa ndjekësve.

“Ku është fustani?”, shkroi dikush. “Unë nuk e kuptoj pse gratë mendojnë se është ok të dalësh lakuriq. Kini pak respekt për veten,” tha në tjetër. “Nuk e kuptoj pse shkojnë praktikisht lakuriq. Ajo është e mrekullueshme. Pse ndjen nevojën për të veshur një fustan të tillë?” u lexua në një tjetër koment.

Sipas një screenshot të Comments by Celebs, Kravitz u përgjigj kritikave:
“Të mos ndihesh rehat me trupin e njeriut është shpëlarje truri. Është thjesht një trup. Të gjithë e kemi një.” – tha ajo.

Trendi i fustaneve "lakuriq" është kthyer. Kemi parë përsëritje të trendit ndër vite, por tani për tani duket se përshtatja është ndarë në dy grupe: Një fustan në ngjyrë nude, lëkure dhe një lloj tjetër fustani, që është shumë po shumë i tejdukshëm.