Nëse ankoheni që punët e dashurisë s'ju kanë ecur këto kohë apo s'e keni 100 vite pa dalë me dikë, lexoni historitë më poshtë. Do të ndiheni kaq mirë që po qëndroni në shtëpi dhe askush s'po ju vë në siklet!
1.
"Ky djali me të cilin do të dilja, erdhi më mori në shtëpi dhe kur më pa, më pyeti pse dukesha aq e lodhur. I thash se kisha qenë për 7 ditë me dhimbje koke prej migrenës dhe gjejeni çfarë bëri. Më ktheu dhe më çoi në shtëpi sepse ai s'dilte me vajza që kishin "difekte"."
2.
"Pas 20 minutash prej takimit tonë, gruaja e tij e cila kishte vetëm një muaj që kishte lindur një djalë, më mori në telefon. Mesa duket ai e kishte ves që merrte vajzat dhe dilte me to dhe kjo s'ishte hera e parë që ajo zbulonte diçka të tillë. Unë i kërkova falje asaj dhe i shpjegova që gjithçka bëmë ishte një shëtitje me qenushët tanë. I çova fotografi të bisedave tona dhe pastaj e bllokova kudo. Më gjeti pas 5 vitesh në Facebook dhe më shkruajti për të më thënë se është divorcuar. E bllokova dhe aty."
3.
"Ne shkuam për të parë një film që bazohej në historinë e një libri që unë e kisha lexuar. Filloi skena ku personazhi kryesor do të vdiste dhe unë fillova të qaja. Personi me të cilin kisha dalë më ka parë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme sepse as ja kishte idenë pse po qaja unë, por s'doja t'ja tregoja, pasi doja që ta shihte vetë skenën. U ndjeva si idioti më i madh në botë, por çuditërisht funksionoi. Kemi 26 vite të martuar."
4.
"Dola me një djalë që e njoha online dhe më ngjiti që në bisedën e parë. 5 minuta pas takimit ai më tha se i pëlqen t'i testojë njerëzit për të parë nëse përshtaten ose jo me stilin e tij të jetës. Më tha se një të dashur me të cilën jetonte dhe po kërkonte një të dashur të dytë për të dalë në takime. I thash që në profilin tim s'thuhej asgjëkundi që po kërkoj për poligami. Pastaj, kaloi orë të tëra duke u përpjekur të më bindte që ta provonim."
5.
"U ulëm për të ngrënë dhe ai hoqi dhëmbin e tij të parë para syve të mi dhe e futi në xhep. I kishte dhëmbë provizorë që supozohej t'i mbante vetëm për 2 javë, por ishte bërë 1 vit që i përdorte dhe s'mund të hante me to. Prandaj vendosi të ma shpifte në mënyrën më të keqe të mundshme. E hiqte dhe e vendoste sërish me qindra herë."
6.
"Takimi im ishte i çuditshëm nga fillimi në fund. Që në fillim të ushqimit, filloi ta shante ish-të dashurën që e kishte braktisur para 1 viti. Më listoi gjithçka të keqe që ajo i kishte bërë dhe gjithë sjelljet e tij të mira ndaj saj. Praktikisht unë isha terapistja atë ditë, por shyqyr që pagoi restorantin dhe taksinë që u ktheva në shtëpi."
7.
"Dola në një takim me një djalë që më tha se ishte në të 30-at e tij dhe në mes të takimit e pyeta për moshën dhe i thash që s'dukej si 30. M'u përgjigj duke më thënë se "ngjaj fiks si 30-të" dhe kur erdhi ëmbëlsira tha se ishte 56. U zhduka nga sytë këmbët!"