Shqipëria

BE njeh certifikatat e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri: A vlen për të gjitha vaksinat?

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2021

BE njeh certifikatat e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri: A vlen

Komisioni Europian vendosi që të njohë certifikatat e vaksinimit kundër Covid. Në raste udhëtimi, certifikatat e vaksinimit të Shqipërisë do të njihen nga sistemi digjital i BE-së. Njëkohësisht, Shqipëria do të pranojë certifikatat e lëshuara nga vendet e BE-së.

“Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pasaportën digjitale të vaksinimit. BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t'u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka,” shkroi kryeministri Rama.

Referuar informacionit në faqen zyrtare të Komisionit Europian, autoritetet kombëtare janë përgjegjëse për dhënien e certifikatës, e cila mund të jepet nga qendrat e testimit ose autoritetet shëndetësore, ose drejtpërdrejt përmes një portali eHealth.

A ka rëndësi se cilën vaksinë kanë bërë qytetarët? Certifikatat e vaksinimit do t’u jepen të gjithë të vaksinuarve. Por, kur bëhet fjalë për kufizimet e lëvizjes, Shtetet Anëtare pranojnë certifikatat e vaksinimit për vaksinat që kanë marrë autorizimin e BE-së: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson. Megjithatë, vendet e BE-së janë të lira që të lejojnë edhe vaksinat e tjera.

Vaksina të tjera mund të miratohen në vijim nga Agjencia Europiane e Barnave. Për momentin po shqyrtohen: Novavax, CureVac, Sputnik V, Sinovac dhe Vidprevtyn.

MOS I HUMBISNI