1. Çaji jeshil
Studime të Universitetit të Genovas, Zvicër kanë zbuluar se caji jeshil funksionon si një stimulus për rritjen e nivelit të metabolizmit falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve dhe vitaminës P.
- shtoni një lugë caj me caj jeshil në një filxhan me ujë të nxehtë.
- lereni të qëndrojë për 5 minuta mbasi ta keni mbuluar
- kullojeni
- pini 2 deri në 4 filxhan në ditë
2. Vaj organik
Kjo është një teknikë e lashtë shumë efikase.
- vendosni një lugë vaji kokosi organic ose vaj susami
- bëni gargar me të duke e levizur në gojë përreth 20 minuta
- nxirreni jashtë, e më pas lani dhëmbët tuaj
- praktikojeni këtë teknikë cdo mengjes, me stomakun bosh.
Kujdes: nuk duhet ta konsumoni.
3. Speci i kuq
Speci i kuq i njohur si një ndër erëzat më ekzotike e më të lashta, ka gjithashtu një impakt pozitiv në procesin e qelizave për të kthyer energjinë në nxehtësi. Konsumimi i tij rrit njëkohësisht temperaturën e trupit dhe metabolizmin.
shtoni pluhur speci të kuq në ushqimet tuaja, si supërat, sallatat apo cdo lloj tjetër ushqimi.
mund edhe të merrni kapsula speci të kuq 2 herë në ditë .
4. Uthulla e mollës
Ky preparat është një tjetër mënyrë për rregullimin e metabolizmit tuaj, duke djeguar kaloritë efektivisht. Ajo alkalizon organizmin tuaj duke ulur nivelin e aciditetit.
- përzjeni 1 deri në 2 lugë uthull molle në një filxhan me ujë.
- pijeni cdo mëngjes dhe para vakteve
- ndiqeni këtë rutinë cdo ditë
5. Ujë i ngrohtë limoni
Nëqoftëse jeni duke u përpjekur të rrisni metabolizmin tuaj, konsumimi i ujit të ngrohtë të përzjer me limon është një ndër zgidhjet më eficiente. Gjithashtu ai do ju mbajë të hidratuar dhe do t’ju ndihmojë ti rezistoni ndjenjës së urisë.
- shtrydhni ½ e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë.
- hidhini 1 lugë caj me mjalt dhe ½ lugë caji me pluhur piperi të zi
- pijeni në mengjes me stomakun bosh
- përsëriteni këtë rutinë cdo ditë
6. Gingeri
Ky produkt ka cilësi temike që do të thotë se konsumimi I tij rrit temperaturën e trupit. Gjithashtu ai rrit ndjenjën e kënaqësisë ose të ngopjes duke ju bërë të hani më pak e të digjni kaloritë më shpejt.
- shtoni 1 lugë caji me rrënjë xhenxhefili të grirë në një gotë me ujë të nxehtë
- lereni të qëndrojë për 10-15 min mbasi ta keni mbuluar
- kullojeni
- konsumojeni 2-3 herë në ditë.
7. Konsumoni lëngje
Konsumimi i ujit dhe lëngjeve të tjera të shëndetshme mund të rrisë metabolizmin tuaj e t’ju ndihmojë të digjni kaloritë më shpejtë. Sipas një studimi konsumimi i 500ml ujë rrit nivelin e metabolizmit me 30% krahasuar me rastet kur ju nuk e bëni këtë gjë.
- konsumoni të paktën 8-10 gota në ditë
- përfshini në dietën tuaj lëngje frutash dhe perimesh
- konsumoni edhe ujë me akull 1-2 herë në ditë
- uji asnjëherë nuk bën dëm
8. Merrni vitamin D
Vitamina D përvecse ju ndihmon të rrisni metabolizmin gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë. Mungesa e saj con në akumulimin e yndyrnave pikërisht në ato pjesë të trupit që ju i keni ‘pikë të dobët’. Kjo vitamin absorbon lëndë si kalciumi, magnezi, fosfati dhe zinku, të cilat janë esenciale për shëndetin tuaj.
- ekspozoni trupin tuaj në rrezet e mëngjesit për 10-15 minuta cdo ditë.
- konsumoni ushqime të pasura me vitamin D si, eshku, qumështi, vezë etj
- mund edhe ta merrni me kapsula (me rekomandimin e mjekut)
9. Stërvituni cdo ditë
Ushtrimet janë një ndër mënyrat më efektive për një metabolizëm të rregullt.
- bëni 30 minuta ushtrime aerobike si push-ups, pull-ups, pompa, etj
- 2 herë në javë aplikoni ushtrime pak më të vështira
- bëni ushtrime aerobike si, ecja, vrapi, noti, ciklizmi përreth 30 minuta.
Burimi: Elite Daily