Metropolitan

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

“Më Mirë së Bashku” do t’i bashkojë njerëzit në Evropë dhe përtej saj, përmes dy koncerteve falas, të mbështetur nga OneFor, startup në BE që ofron aplikacionin ndërkombëtar për pagesa dhe transfere parash.

Artistët ndërkombëtarë, Dhurata Dora dhe Douzi, do të performojnë në dy koncerte të transmetuara drejtpërdrejt më 30 shtator 2021. Koncertet interaktive do të mund të ndiqen falas për të gjithë njerëzit anembanë botës, nën organizimin e OneFor, një startup në BE që në bashkëpunim me Mastercard ofron aplikacionin ndërkombëtar për pagesa dhe transferta parash.

Koncertet do të mbështeten nga “LiveNation”, duke i ofruar për herë të parë audiencës ndërkombëtare një eksperiencë të veçantë. Koncertet mund të ndiqen në transmetim të drejtpërdrejtë plotësisht falas kudo në botë, me mundësinë e “Watch Parties” - ku deri në gjashtë persona mund ta ndjekin koncertin së bashku, si dhe “Digital Snake Pit”, ku 50 pjesëmarrës mund të ndërveprojnë me artistin përgjatë koncertit.

Karakteristikat e “Më Mirë së Bashku”

Vetë artistët do të zgjedhin dhe ftojnë pjesëmarrësit në “Snake Pit”, ndërkohë të dy koncertet do të ofrojnë mundësinë për një takim 30-minutësh përshëndetës me artistin. Pjesëmarrësit për takimin përshëndetës do të zgjidhen përmes një shorti në mesin e fansave që do të shpërndajnë numrin më të madh të referimeve për koncertin. 2,000 pjesëmarrës do të kenë mundësinë të takohen në Bar-in Virtual, të ndërveprojnë mes tyre, si dhe t’i bashkohen “Watch Parties”.

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

Artistja kosovare Dhurata Dora ka lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë. Ajo jeton dhe performon në Kosovë. Në vitin 2011 ka publikuar këngën e saj të parë “Vet e kërkove”. Në vitin 2019, ajo depërtoi në skenën ndërkombëtare me këngën që u bë hit “Zemër”, në bashkëpunim me artistin Soolking. Në fillim të këtij viti, ajo publikoi këngën e fundit “Mi Amor”, në bashkëpunim me artistin Noizy. Koncerti i saj mbahet më 30 shtator në orën 17:00.

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

Ndërkaq, tekstshkruesi, aktori, balerini dhe producenti Douzi është më së miri i njohur për hitet e tij Amar dhe Bikhtissar. I lindur në Marok, depërtimin në botën e artit ai e bëri në moshë shumë të re me këngën kundër luftës “La Lil Harb”. Aktualisht ai dhe familja e tij jetojnë ne Belgjikë. Douzi ka fituar çmimin “Celebrity MasterChef Morocco” në vitin 2017, ka shkruar hite si  “Colors” në bashkëpunim me Jason DeRulo, si dhe ka pasur paraqitje në shfaqjen e njohur të NBA “NBA Halftime Performance”. Në vitin 2020, ai ka publikuar albumin e fundit “Khalik Maaya”. Koncerti i tij do të mbahet më 30 shtator në orën 20:00.

OneFor do të ofrojë përmbajtje ekskluzive për klientët e saj lidhur me artistët pjesëmarrës para dhe pas koncertit. Koncerti do të mund të ndiqet falas anembanë botës. Për të ndjekur drejtpërdrejtë koncertin, si dhe për tu bërë pjesë e shorteut përzgjedhës, klikoni në linkun OneFor.com/live

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Gifts Dora and Douzi with unique international concerts

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

"Better Together" will unite people in Europe and beyond, through two free concerts, supported by OneFor, an EU startup that offers an international application for payments and money transfers.

International artists, Dhurata Dora and Douzi, will perform in two live concerts on September 30, 2021. The interactive concerts will be available for free to people all over the world, organized by OneFor, an EU startup that in collaboration with Mastercard offers the international application for payments and money transfers.

The concerts will be supported by LiveNation , offering a special international audience experience for the first time. The concerts can be watched live for free anywhere in the world, with the possibility of "Watch Parties" - where up to six people can watch the concert together, as well as "Digital Snake Pit", where 50 participants can interact with the artist throughout the concert.

Features of "Better Together"

The artists themselves will select and invite the participants in "Snake Pit", while both concerts will offer the opportunity for a 30-minute greeting meeting with the artist. The participants for the greeting meeting will be selected through a lottery among the fans who will distribute the largest number of referrals for the concert. 2,000 participants will have the opportunity to meet at the Virtual Bar, interact with each other, and join Watch Parties.

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

Kosovar artist Dhurata Dora was born in Germany to Albanian parents. She lives and performs in Kosovo. In 2011 she published her first song " You asked for it ". In 2019, she penetrated the international scene with the song that became a hit " Heart ", in collaboration with artist Soolking. Earlier this year, she released her latest song " Mi Amor ", in collaboration with artist Noizy. Her concert will be held on September 30 at 5:00 p.m.

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

Meanwhile, songwriter, actor, dancer and producer Douzi is best known for his hits Amar and Bikhtissar . Born in Morocco, he penetrated the art world at a very young age with the anti-war song "La Lil Harb". He and his family currently live in Belgium. Douzi won the "Celebrity MasterChef Morocco" award in 2017, wrote hits like " Colors " in collaboration with Jason DeRulo, and appeared in the famous NBA show " NBA Halftime Performance ". In 2020, he released his latest album "Khalik Maaya". His concert will be held on September 30 at 20:00.

OneFor will provide exclusive content to its clients regarding participating artists before and after the concert. The concert will be available for free worldwide. To follow the concert live, as well as to be part of the selection draw, click on the link OneFor.com/live

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare