Revista Time Out – e cila përqendrohet te përmbajtjet që kanë lidhje me artin, argëtimin, ushqimin, pijet, destinacionet turistike, hotelet dhe të tjera gjëra të ngjashme për qytetet nëpër botë – ka përpiluar një listë me 10 qytetet më të mira për këtë vit.
“Kur hartuam listën, nuk po mendonim vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Për qytetet që e bëjnë jetën më të mirë si për ne ashtu edhe për brezat e tjerë,” tha Time Out.
Për të krijuar listën, revista bashkëpunoi me redaktorët e saj nëpër botë dhe anketoi 27,000 banorë nëpër qytete të ndryshme. Për renditjen, u morën parasysh ndër të tjera edhe jeta e natës, restorantet, vendet kulturore, kufizimet e Covid, përfshirë edhe nismat mjedisore dhe aktivizmin në përgjithësi.
Time Out shkruan se "kombinimi i pakrahasueshëm i përparimit, pranimit dhe qëndrueshmërisë" së San Francisco-s e vendosi atë në vendin e parë.
Ja lista e plotë:
10. Tokio, Japoni
9. Porto, Portugali
8. Tel Aviv, Izrael
7. Pragë, Republika Çeke
6. Montreal, Kanada
5. New York, SHBA
4. Kopenhagen, Danimarkë
3. Manchester, Mbretëri e Bashkuar
2. Amsterdam, Holandë
1. San Francisco, Kaliforni, SHBA