
Mbrëmjen e djeshme, në një spektakël tepër emocionues, është shpallur fituesi i “Masterchef Albania 2”, Bleri. 21-vjeçari arriti të mundte në finale Indritin nga Kruja duke u bërë dhe fituesi i çmimit të madh prej 10 mijë eurosh si dhe mundësisë për të bërë librin e tij me recetat e gatimit.
“Të them të drejtën nuk e prisja edhe pse e doja shumë e me të gjithë zemrën. Më në fund ky trofe është i imi. Dhashë maksimumin për ta arritur këtë gjë. Është një ëndërr e realizuar për mua. Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, më duket sikur nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh, por jam unë fituesi”, ka thënë ai.
Pjatat e realizuara në mbrëmjen finale i përkisnin kuzhinës së lartë dhe me plot gojën Bleri, bashkë me Indritin, tashmë quhen shefa të vërtetë, vlerësim ky i bërë edhe nga tre shefat, Sokol Prenga, Gëzim Musliaka dhe Renato Mekolli.
Burimi: Top Channel