Metropolitan

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Gjatë kohës në qendër të vëmendjes, Beyoncé ka ndikuar pothuajse në çdo aspekt të kulturës dhe industrisë së muzikës në përgjithësi, nga mënyra se si krijojnë muzikantët e deri te mënyra se si i publikojnë projektet e tyre në botë.

Sot, Queen Bey feston 40-vjetorin dhe me këtë rast, po përmbledhim disa raste kur Beyoncé ka ndryshuar mënyrën si funksionojnë gjërat.

1. Publikimet surprizë

Në dhjetor 2013, pati zëra për muzikën e re nga Beyoncé, por askush nuk mund ta kishte parashikuar që ajo do të publikonte një album të plotë të paparalajmëruar. Papritur, doli “Beyoncé”.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

2. Albumet vizuale

Jo vetëm që e mbajti të fshehtë albumin, por i shoqëroi këngët me video. Një ide që u pasua më pas te “Lemonade” në vitin 2016. Të mos flasim për “Black is King”, krijuar si një ritregim i historisë klasike të Disney-t për “Mbretin Luan”. Albumi përfshiu disa nga videot muzikore më të mira ndonjëherë.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

3. Rëndësia e videoklipeve

Në fund të viteve 2000 dhe fillim të viteve 2010, u vu re një qasje për të mos i kushtuar rëndësi videoklipeve muzikore. Por Beyoncé (sigurisht dhe artistë të tjerë të mëdhenj) vërtetuan se kjo qasje nuk vlente. Disa nga videklipet e saj janë thjesht ikonike. Të papërsëritshme. Kujtoni “Single Ladies (Put A Ring On It)”, “Telephone”, “Drunk In Love” , “Formation” apo “Apeshit”. 

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Në një listë me 100 videoklipe të renditura nga Rolling Stone – revista muzikore më prestigjioze në botë – “Formation” e Beyoncé-s u rendit në vendin e parë, duke lënë pas klipe si “Billie Jean” e Michael Jackson apo “Kiss” të Prince.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

4. Single Ladies (Put A Ring On It)

Duke marrë parasysh sa e thjeshtë ishte videoja bardhë e zi, (Beyoncé zbuloi së fundmi se ajo e bëri me qëllim videon bardhë e zi sepse i thanë që nuk do të kishte sukses), ndikimi i saj ishte krejtësisht i madh. Koreografia e këngës mund të konsiderohet pa frikë si një nga vallëzimet e dekadës.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

5. Regjisore e shumë prej videove

Në epokën e “I Am… Sasha Fierce”, Beyoncé vendosi t’u kushtojë vëmendje videove muzikore duke i parë nga syri i regjisores. 

6. Flet sipas mënyrës së saj

Për shumë muzikantë, promovimi i projekteve para dhe pas publikimit ka një rëndësi të madhe, por Beyoncé ndjek tjetër drejtim. Ju kujtohet “Lemonade”? Beyoncé nuk dha asnjë intervistë në lidhje me albumin, në të cilin aludoi se Jay-Z kishte e tradhtuar dhe rrëfeu përjetimin emocional të saj. Në fakt, Bey ka dhënë pak intervista viteve të fundit.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

7. Tema dhe zhanër të ndryshme

Beyoncé ka prekur në këngët e saj jo vetëm tema që lidhen me përvojat personale ose tema të përhapura në industrinë e muzikës, por ka shërbyer si një zë i fortë për pabarazinë gjinore apo racizmin. Përpos këtyre, ka përqafuar edhe rryma të tjera si muzika country (“Daddy Lessons”) apo rock (“Don’t Hurt Yourself”).

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

8. Frymëzim për të tjerët

Vështirë të gjesh artistë të mëdhenj në vitin 2021 që nuk janë frymëzuar nga Bey. Rihanna, Ariana Grande dhe Lizzo të gjithë kanë thënë se janë frymëzuar për të filluar karrierën e tyre në muzikë duke dëgjuar Bey, ndërsa Lady Gaga tha se grupi “Destiny’s Child” e bëri që të fillonte të performonte vetë.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

9. Ndihmesa për artistë të tjerë

Beyoncé ka zgjedhur të bashkëpunojë me emra jo fort të njohur. Përmedim këtu fotografin afro-amerikan Tyler Mitchell, të cilin e zgjodhi për setin fotografik mbi kopertinën e Vogue në 2018. Kujtoni kur zgjodhi të vishte një fustan nga dizajnerët “Kujta & Meri” në albumin “Black is King” apo kur shkoi në Pre-Grammy me një fustan të Valdrin Sahitit. Dhe këta janë vetëm disa shembuj.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

10. Punë, punë, punë

Beyoncé është në industrinë muzikore për shumë gjatë dhe pothuajse e marrim si të mirëqenë që ajo di të bëjë gjëra të mahnitshme. Mirëpo fakti që mbetet fuqishëm në treg, adhurohet nga shumë grupmosha, padyshim që ka vetëm një arsye: Punë. Queen B gjen gjithmonë mënyra të reja për të qëndruar gjithmonë On Top.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Beyoncé është artistja e parë që ka debutuar në vendin e parë në Billboard 200 me të gjashtë albumet e parë. Çmimet e saj përfshijnë 28 Grammy Awards, 26 MTV Video Music Awards (përfshirë dhe Michael Jackson Video Vanguard Award në vitin 2014), 24 NAACP Image Awards, 31 BET Awards dhe 17 Soul Train Music Awards – të gjithë këta numra janë më të lartë se çdo artist tjetër. Billboard e cilësoi në vitin 2014 si muzikanten me të ardhura më të larta të të gjitha kohërave, ndërsa në vitin 2020, revista Time e vendosi në listën e “100 grave që kanë përcaktuar shekullin që jetojmë.”

Burimet: Huffington Post, Billboard, Glamour

REELS

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

10 ways Beyoncé has made history

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

During her time in the spotlight, Beyoncé has influenced almost every aspect of the music culture and industry in general, from the way musicians create to the way they publish their production around the world.

Today, Queen Bey celebrates her 40th birthday and on this occasion, we are summarizing some cases where Beyoncé has changed the way things work.

1. Surprise publications

In December 2013, there were rumors of new music from Beyonce, but no one could have predicted that she would release a full unannounced album. Papritur, doli "Beyoncé".

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

2. Visual albums

Not only did he keep the album secret, but he accompanied the songs with videos. An idea that was later followed in "Lemonade" in 2016. Not to mention "Black is King", created as a retelling of the classic Disney story for "The Lion King". The album included some of the best music videos ever.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

3. The importance of video clips

In the late 2000s and early 2010s, there was an approach of not paying attention to music videos. But Beyoncé (and of course other great artists) proved that this approach was not worth it. Some of her videos are purely iconic. Unrepeatable. Remember "Single Ladies (Put A Ring On It)", "Telephone", "Drunk In Love", "Formation" or "Apeshit".

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

4. Single Ladies (Put A Ring On It)

Duke marrë parasysh sa e thjeshtë ishte videoja bardhë e zi, (Beyoncé zbuloi së fundmi se ajo e bëri me qëllim videon bardhë e zi sepse i thanë që nuk do të kishte sukses), ndikimi i saj ishte krejtësisht i madh. Koreografia e këngës mund të konsiderohet pa frikë si një nga vallëzimet e dekadës.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

5. Regjisore e shumë prej videove

Në epokën e “I Am… Sasha Fierce”, Beyonce vendosi t’u kushtojë vëmendje videove muzikore duke i parë nga syri i regjisores. 

6. Flet sipas mënyrës së saj

Për shumë muzikantë, promovimi i projekteve para dhe pas publikimit ka një rëndësi të madhe, por Beyoncé ndjek tjetër drejtim. Ju kujtohet “Lemonade”? Beyoncé nuk dha asnjë intervistë në lidhje me alnumin, në të cilin aludoi se Jay-Z kishte e tradhtuar dhe rrrëfeu përjetimin emocional të saj. Në fakt, Bey ka dhënë pak intervista për viteve të fundit.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

7. Tema dhe zhanër të ndryshme

Beyoncé ka prekur në këngët e saj jo vetëm tema që lidhen me përvojat personale ose tema të përhapura në industrinë e muzikës, por ka shërbyer si një zë i fortë për pabarazinë gjinore apo racizmin. Përpos këtyre, Beyoncé ka përqafuar edhe rryma të tjera si muzika country (“Daddy Lessons”) apo rock (“Don’t Hurt Yourself”).

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

8. Frymëzim për të tjerët

Vështirë të gjesh artistë të mëdhenj në vitin 2021 që nuk janë frymëzuar nga Bey. Rihanna, Ariana Grande dhe Lizzo të gjithë kanë thënë se janë frymëzuar për të filluar karrierën e tyre në muzikë duke dëgjuar Bey, ndërsa Lady Gaga tha se grupi “Destiny’s Child” e bëri që të fillonte të performonte vetë.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

9. Ndihmesa për artistë të tjerë

Beyoncé ka zgjedhur të bashkëpunojë me emra jo fort të njohur. Përmedim këtu fotografin afro-amerikan Tyler Mitchell, të cilin e zgjodhi për setin fotografik mbi kopertinën e Vogue në 2018. Kujtoni kur zgjodhi të vishte një fustan nga dizajnerët “Kujta & Meri” në albumin “Black is King” apo kur shkoi në Pre-Grammy me nj fustan të Valdrin Sahitit. Dhe këta janë vetëm disa shembuj.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

10. Punë, punë, punë

Beyoncé është në industrinë muzikore për shumë gjatë dhe pothuajse e marrim si të mirëqenë që ajo di të bëjë gjëra të mahnitshme. Mirëpo fakti që mbetet fuqishëm në treg, adhurohet nga shumë grupmosha, padyshim që ka vetëm një arsye: Punë. Queen B gjen gjithmonë mënyra të reja për të qëndruar gjithmonë On Top.

10 mënyra si Beyoncé ka bërë histori

Beyoncé is the first artist to debut at number one on the Billboard 200 with her longest debut albums. Her awards include 28 Grammy Awards, 26 MTV Video Music Awards (including the Michael Jackson Video Vanguard Award in 2014), 24 NAACP Image Awards, 31 BET Awards, and 17 Soul Train Music Awards - all of which are top numbers than another artist. Billboard named her the highest-paid musician of all time in 2014, and in 2020, Time magazine named her one of the "100 Women Who Have Defined the Century We Live In."

Sources: Huffington Post, Billboard, Glamor