Kinema & TV

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2021

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Ashtu siç u njoftua, këtë vjeshtë do të nisë transmetimin në Top Channel $NOB, seriali i parë teen-drama në Shqipëri, bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film. Që nga momenti që audienca nisi të njihej më nga afër me serialin dhe detajet që e bëjnë atë unik, shfaqi kuriozitet për të ditur gjithmonë e më shumë, ndonëse ka ende pak kohë nga dita e transmetimit. 

Përzgjedhja e kujdesshme e kastit, trajnimi intensiv i tyre dhe eksperienca e një pjese të mirë të aktorëve, realizuan atë që do të ishte qëllimi kryesor: krijimin e personazheve! 

Anabel ka zbuluar se “$NOB" është histori tërësisht shqiptare e ditëve tona që tregon se si fëmijët shpesh mbeten pengje të gabimeve të prindërve të tyre dhe të një sistemi ku hendeku ndarës midis të pasurve dhe të varfërve thellohet gjithmonë e më shumë në kurriz të këtyre të fundit. Edhe në trailerin prezantues vihet re përplasja e dy botëve, që vjen përmes intrigave, dramave dhe paragjykimeve. Kasti përbëhet nga emra të shquar të teatrit apo filmit shqip, duke filluar nga Eva Alikaj tek aktorë në Netflix dhe aktorë të rinj!

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Janë ata që do të sjellin një frymë të re në kinematografinë shqiptare, me të cilët publiku prezantohet në episodet e para, para se në ngjarje të hyjnë prindërit dhe njerëzit e tjerë.  Ketjona Pecnikaj, Gent Disha, Olta Beqiri, Todi Kasemi, Megli Haskaj, Brarend Akçiu, Altea Lazaj, Elios Shuli, Iva Çuni dhe Josif Sina, janë disa prej aktorëve të rinj, personazhet e të cilëve do t'i njihni më poshtë. 

1. Todi Kasemi në rolin e Francit

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

I rritur i pasur, Franci ka parë se si fitohet leku në familjen e tij me intriga e pazare. Ai kërkon të shkëputet nga hija e të atit të tij, një politikan i njohur, por nuk e di se si ta kërkojë këtë pavarësi, sepse gjithçka çfarë ka e di, është shumë e lidhur me zgjedhjet e të atit.

2. Ketjona Pecnikaj në rolin e Tesës

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Tesa është rritur duke kuptuar se puna e ndershme nuk ta bën detyrimisht gjumin e qetë. E goditur nga dy tragjedi (Vdekja e të atit dhe vrasja e vëllait) ajo çfarë Tesa do është të kujdeset për njerëzit që ajo do më shumë, nënën, gjyshen dhe të dashurin e saj, por në emër të kësaj përkujdesjeje, ajo e përfshin veten në aventura që i rrezikojnë jetën dhe ëndrrat.

3. Josif Sina në rolin e Endit

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Endi është një djalë i turbulluar që e gjen prehjen tek droga dhe dashuritë e pamundura. Në mungesë të nënës së ndarë nga jeta, babai është e vetmja “kishë ku falet” edhe kur i ati, një njeri biznesi padashje tenton ta keqpërdorë, duke e përfshirë në situata shumë delikatë që i rrezikojnë jetën dhe miqtë e tij më të afërt.

4. Megli Haskaj në rolin e Xhesikës

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Xhesikës nuk i mungon asgjë materiale. Ajo është “drita e syrit” e babait të saj, një ndërtues i fuqishëm. Po kaq është çfarë ajo ka dhe çfarë ai mund t’i japë. E braktisur nga e êma, me një të kaluar të trishtë, Xhesika është një vajzë e thyeshme, e rritur me frikën e braktisjes dhe që kërkon dashuri dhe aprovim në vendet e gabuara.

5. Elios Shuli në rolin e Joanit

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Të qënurit “nipi i oligarkut” në vend ta ketë ndihmuar, duket se vetëm i ka sjellë probleme Joanit. Vajzat e duan për atë që ka dhe jo atë që është, ai nuk është mik i ngushtë i askujt, jeton nën hijen e çunit të xhaxhait, që është më popullor se ai dhe përfundon padrejtësisht në telashe, vetëm sepse ai nuk bën dot rezistencë, nga frika se mos humb statusin që ka.

6. Altea Lazaj në rolin e Sarës

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Sara ka ëndrra shumë të thjeshta: Ajo do të bëhet fashion designer dhe të bëjë krenarë prindërit e saj emigrantë në Greqi. E ardhur në Tiranë nga një qytezë, Sara ishte e lumtur në botën e saj të vogël artistike ku i mjaftonin vetëm letrat, lapsat dhe një makinë qepëse. Por fati do ta përplasë me botën e milionerëve, arrogancën e njerëzve që mendojnë se janë më lart se ajo dhe paragjykimet. Dilema e Sarës është të ndjekë zemrën apo të qëndrojë siç ishte?

7. Brarend Akçiu në rolin e Bojkenit

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Bojkenit, djalit të vogël dhe të vetëm të një prej familjeve më të pasura në Shqipëri, çdo gjë i është servirur në pjatancë argjendi dhe nuk e ka idenë se si është të mundohesh e të punosh për të mbajtur familjen. Me shumë miq e servilë rrotull, Bojkeni është një djalë i mirë, i thjeshtë dhe i sjellshëm, për aq kohë sa interesat e tij dhe të familjes nuk cënohen. Për aq kohë thamë…

8. Iva Çuni në rolin e Inesit

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Mamaja e Inesit ka shërbyer prej vitesh në shtëpinë e një familjeje të pasur dhe Ines u rrit me vajzën e kësaj familjeje. Të dyja mund të ishin shoqe shumë të mira, nëse Inesi nuk do kujtohej vazhdimisht për ndryshimin ekonomik dhe klasor. Çdo gjë ka një pikë vlimi dhe Ines ka të sajën, që mund të nxjerrë n? pah shumë sekrete e të dëmtojë ekuilibra.

9. Olta Beqiri në rolin e Kristelës

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Kur familja e la në baltë dhe ja preu ëndrrën në mes, Kristela e kuptoi se që gjërat të bëhen siç ajo do, duhet që të ketë kontroll të plotë mbi to. Por çfarë do Kristela, jane ambicie shumë më të mëdha se të moshatarëve të saj dhe ajo është gati të sakrifikoj gjithçka, qoftë edhe njerëz të dashur për të arritur synimet.

10. Gent Disha në rolin e Albanit

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Jeta e mësoi që fëmijë Albanin të mos besonte njerëz. I rritur në një familje relativisht të varfër dhe i apasionuar pas boksit, ai i provoi në kurriz gënjeshtrat dhe padrejtësitë dhe kuptoi se i pafuqishëm, do ta ketë gjithmonë luftën e humbur ndaj më të pasurve/fortëve. Ndaj për Albanin e zhgënjyer, ka vetëm një arsye për të mbijetuar: Duke u fuqizuar financiarisht. Mënyra për ta bërë këtë nuk është e ligjshme, natyrisht.

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

Disa nga emrat e tjerë që janë pjesë e kastit të $NOB janë Eva Alikaj, një nga aktoret më të talentuara të kinemasë shqiptare, Eni Jani, një tjetër emër i njohur për shqiptarët, Dritan Kastrati, i cili ka përfunduar një serial në Netflix, Aleks Seitaj, aktori i “Portokalli”, Indrit Çobani, një prej më të talentuarve të brezit të tij. Të tjerë emra të njohur në serial janë Myzafer Ziflaj (Gjoleka, Biri i Abazit, Amaneti etj), Romir Zalla, një prej aktorëve më të kërkuar aktualisht në kinema dhe TV, aktorja e njohur dhe pedagogia në Akademinë e Arteve Violeta Trebicka (Amaneti, Fqinjët), Roerd Toçe (Pikaso dhe Anshtajn në një bar në Paris), Piro Qirjo (Të paftuarit) i cili rikthehet pas një mungese të gjatë në kinema, Sokol Angjeli (Amaneti, Kur xhirohej një film, Një baba tepër), Artan Islami (Shqiptari, Amnestia) etj.

Sezoni i parë i $NOB, ka patur si synim që të vendosë standarde të reja në prodhime kinematografike, sipas parametrave të serialeve në platforma si Netflix apo HBO, krijuar dhe me skenar nga Dalina Buzi, bashkë- producent Ols Abazi, regji të Redi Trenit dhe me drejtor fotografie Latif Hasollin, ka 10 episode nga 1 orë secila. 

Njihuni me disa nga personazhet e $NOB!

 

MOS I HUMBISNI