Health

Burrat apo gratë: Kush ka më shumë frikë nga Covid-19?

Burrat apo gratë: Kush ka më shumë frikë nga Covid-19?

Një studim i ri i botuar në “Frontiers in Psychology” shqyrtoi pse gratë janë më të shqetësuara për Covid-19 sesa burrat, pavarësisht se këta të fundit kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë ose të vdesin nga kjo sëmundje. Për shembull, një meta-analizë e kohëve të fundit zbuloi se burrat kanë një rrezik vdekshmërie 40% më të lartë nga Covid-19 dhe kanë afërsisht tre herë më shumë gjasa të shtrohen në njësitë e kujdesit intensiv spitalor.

"Përkundër faktit empirik që burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë pasoja të dëmshme shëndetësore nga Covid-19, gratë raportojnë frikë më të madhe dhe pritshmëri më negative në lidhje me pasojat e lidhura me shëndetin e Covid-19 sesa burrat," shkruan autorët e hulumtimit të udhëhequr nga Sheryl Ball dhe Alec Smith nga Virginia Tech. "Në sondazhin tonë, ne zbuluam se gati 20% e grave zgjodhën vlerën më të lartë në dispozicion nga frika e pandemisë, krahasuar me rreth 9% të burrave."

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit ftuan 1,500 njerëz për të marrë pjesë në një sondazh që mati emocionet, sjelljet dhe pritshmëritë e njerëzve të lidhura me pandemisë e Covid-19. Sondazhi u zhvillua në prill të 2020-ës.

Përfundimet kryesore nga studimi ishin:

Gratë raportuan më shumë frikë nga shëndeti Covid-19 sesa burrat. Gratë gjithashtu kishin më shumë gjasa të përfshiheshin në masa parandaluese të tilla si larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e maskës dhe praktikimi i distancës sociale, më shumë sesa burrat.

Hendeku gjinor në sjelljet parandaluese shëndetësore u largua kur autorët faktorizuan efektin e frikës. Kjo, sipas studiuesve, sugjeron se "frika nga pandemia Covid-19, dhe jo gjinia në vetvete, nxit dallimet në sjellje."

Burrat shprehën më shumë frikë për implikimet ekonomike të pandemisë Covid-19 sesa gratë. Sondazhi gjithashtu zbuloi se burrat kishin më pak gjasa të lanin duart dhe të përdorin dezinfektues të duarve shpesh, ishin më pak të përkushtuar për të shmangur tubimet publike, më pak mbështetës për mbylljen e shkollave publike dhe kishin më shumë të ngjarë të besonin se njerëzit ishin në panik të panevojshëm për Covid-19.

Studiuesit thonë se pavarësisht shfaqjes së varianteve më të transmetueshme të Covid-19, frika nga sëmundja ka rënë, krahasuar me vitin e kaluar.

"Personi mesatar ndoshta ka më pak frikë nga Covid-19 tani sesa kishte në prill”, shkroi Ball.

Burimi: Psychology Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Men or women: Who is most afraid of Covid-19?

Burrat apo gratë: Kush ka më shumë frikë nga Covid-19?

A new study published in Frontiers in Psychology examines why women are more concerned about Covid-19 than men, despite the fact that the latter are more likely to become seriously ill or die from the disease. For example, a recent meta-analysis found that men have a 40% higher risk of mortality than Covid-19 and are approximately three times more likely to be hospitalized in intensive care units.

"Despite the empirical fact that men are more likely to experience adverse health consequences from Covid-19, women report greater fear and more negative expectations about the health-related consequences of Covid-19 than men," the authors write. research led by Sheryl Ball and Alec Smith from Virginia Tech. "In our survey, we found that nearly 20% of women chose the highest value available for fear of a pandemic, compared to about 9% of men."

To reach this conclusion, researchers invited 1,500 people to take part in a survey that measured the emotions, behaviors and expectations of people associated with the Covid-19 pandemic. The survey was conducted in April 2020.

The main conclusions from the study were:

Women reported more Covid-19 health fears than men. Women were also more likely than men to be involved in preventative measures such as frequent hand washing, wearing a mask, and practicing social distance.

The gender gap in preventive health behaviors was removed when the authors factored in the effect of fear. This, according to researchers, suggests that "fear of the Covid-19 pandemic, and not gender itself, fosters differences in behavior."

Men expressed more fear about the economic implications of the Covid-19 pandemic than women. The survey also found that men were less likely to wash their hands and use hand sanitizers frequently, were less committed to avoiding public gatherings, less supportive of closing public schools, and more likely to believe that people were in unnecessary panic for Covid-19.

Researchers say that despite the emergence of more transmissible variants of Covid-19, the fear of the disease has decreased, compared to last year.

"The average person is probably less afraid of Covid-19 now than he was in April," Ball wrote.

Burimi: Psychology Today