Health

Sa minuta e shkurton jetën e shëndetshme një hot dog dhe çfarë e zgjat atë

Sa minuta e shkurton jetën e shëndetshme një hot dog dhe

Ngrënia e një hot dog-u të vetëm mund t’ju marrë 36 minuta jetë, sipas një studimi të ekspertëve të shëndetit në Universitetin e Michigan-it.

Në studimin e botuar në revistën Nature Food, studiuesit shqyrtuan 5,853 ushqime dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme – të fituara ose të humbura.

"Ne donim të bënim një vlerësim të shëndetit të bazuar te ndikimet e dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në të gjithë dietën," tha për CNN Olivier Jolliet, profesor i shkencave të shëndetit mjedisor në universitet dhe autor i studimit.

Ata përdorën The Global Burden of Disease Study (GBD) – një program gjithëpërfshirës kërkimor rajonal dhe global i sëmundjeve që vlerëson vdekshmërinë dhe paaftësinë nga sëmundjet kryesore, dëmtimet dhe faktorët e rrezikut. GBD është një bashkëpunim i mbi 3,600 studiuesve nga 145 vende dhe financohet nga Bill and Melinda Gates Foundation.

"Për shembull, ju humbni 0.45 minuta për gram mish të përpunuar, ose 0.1 minuta fitohen për gram fruta. Ne pastaj shohim përbërjen e secilit ushqim dhe më pas e shumëzojmë këtë numër me profilet përkatëse të ushqimit që kemi zhvilluar më parë," tha Jolliet.

Një nga ushqimet e matura nga studiuesit ishte një hot dog. Sasia e mishit të përpunuar rezultoi në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme, tha Jolliet – por vlera përfundimtare është 36 minuta për shkak të përbërësve të tjerë si natriumi dhe acidet yndyrore.

Konsumimi i ushqimeve të tilla si arrat, bishtajoret, ushqimet e detit, frutat dhe perimet, nga ana tjetër, kanë efekte pozitive në shëndet.

“Çështja është të zgjedhësh ushqime më të mira, të mos kalosh kohë duke bërë matematikë, shtoi Jolliet.

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

How many minutes does a hot dog shorten the healthy life and what prolongs it

Sa minuta e shkurton jetën e shëndetshme një hot dog dhe

Eating a hot dog alone can take 36 minutes of life, according to a study by health experts at the University of Michigan.

In the study , published in the journal Nature Food, researchers looked at 5,853 foods and measured their effects in minutes of healthy living - gained or lost.

"We wanted to make a health assessment based on the beneficial and harmful effects of food throughout the diet," Olivier Jolliet, a university professor of environmental health and author of the study, told CNN.

They used The Global Burden of Disease Study (GBD) - a comprehensive regional and global disease research program that assesses mortality and disability from major diseases, injuries and risk factors. GBD is a collaboration of over 3,600 researchers from 145 countries and is funded by the Bill and Melinda Gates Foundation.

"For example, you lose 0.45 minutes per gram of processed meat, or gain 0.1 minutes per gram of fruit. We then look at the composition of each food and then multiply that number by the corresponding food profiles we developed earlier," Jolliet said. .

One of the foods measured by the researchers was a hot dog. The amount of processed meat resulted in the loss of 27 minutes of healthy living, Jolliet said - but the final value is 36 minutes due to other ingredients like sodium and fatty acids.

Consumption of foods such as nuts, legumes, seafood, fruits and vegetables, on the other hand, have positive effects on health.

"The point is to choose better foods, not to spend time doing math," Jolliet added.