Shënim: Ky artikull mund të përfshijë përmbajtje potencialisht të papërshtatshme për disa lexues.
Një sulm i dyfishtë me dy bomba në Kabul shkaktoi vdekjen e 13 trupave amerikanë dhe 72 civilëve afganë.
Të enjten, dy sulmues kamikaz të armatosur sulmuan turma afganësh që mblidheshin në aeroportin e Kabulit. Një shpërthim ndodhi pranë hyrjes së aeroportit dhe një tjetër në një hotel aty pranë. Grupi i Shtetit Islamik më vonë mori përgjegjësinë për sulmin.
Biden thuhet se ishte me grupin sigurisë kombëtare kur u shfaqën detajet e sulmit terrorist, duke e futur Shtëpinë e Bardhë në gjendje të plotë krize.
“Ata që i kryen këto sulme sot - si dhe kushdo që i dëshiron dëm Amerikës - e dinë këtë: ne nuk do t'i falim. Ne nuk do të harrojmë. Do t’ju përgjigjemi dhe do t'ju bëjmë të paguani.”- tha ai.
Biden paralajmëroi se ka urdhëruar Pentagonin të "zhvillonte plane operacionale për të goditur asetet, udhëheqjen dhe objektet e Isis-K", duke shtuar: "Ne do të përgjigjemi me forcë dhe saktësi në kohën tonë, në vendin dhe momentin që zgjedhim.”
Vdekjet e ushtarëve amerikanë kanë të ngjarë të nxisin zemërimin në publik dhe të shtojnë presionin politik mbi Biden, vendimi i të cilit për të tërhequr forcat amerikane deri më 31 gusht shkaktoi debat.
Sulmi në Afganistan dominoi faqet e para të gazetave në të gjithë botën. Imazhi i dy grave të gjakosura dhe të hutuara nga sulmi u zgjodh nga shumë redaktorë të gazetave.
“Dymbëdhjetë trupa amerikanë vdesin në shpërthimet në Kabul" shkruan The Telegraph.
?The front page of tomorrow's Daily Telegraph:
— The Telegraph (@Telegraph) August 26, 2021
'Twelve US troops die in Kabul blast'#TomorrowsPapersToday
Sign up for the Front Page newsletterhttps://t.co/x8AV4Oomry pic.twitter.com/R7V3d7qfJI
"Ferri në Tokë" shkruan Sun.
THE SUN: Hell on earth #TomorrowsPapersToday pic.twitter.com/Pw8ceqttaq
— Neil Henderson (@hendopolis) August 26, 2021
"Shumë të vrarë në sulmin në Kabul" raporton në faqen e parë Times.
TIMES: Scores killed in Kabul attack #TomorrowsPapersToday pic.twitter.com/WdN3n9SVK1
— Neil Henderson (@hendopolis) August 26, 2021
“Dhjetëra persona të frikësuar se mund të vriteshin nga vala e shpërthimeve në aeroportin e Kabulit" lexohet në Financial Times.
Tomorrow's FT front page pic.twitter.com/Y9qXVGLmYC
— Matthew Garrahan (@MattGarrahan) August 26, 2021
Në Spanjë, titulli i El Mundo thotë "Xhihadizmi imponon fitoren e tij me gjak në SHBA", ndërsa El País thotë "Masakra në evakuimin e Kabulit".
Portada de EL MUNDO del viernes 27 de agosto.
— EL MUNDO (@elmundoes) August 26, 2021
Ya disponible en Orbyt y en la edición digital con la mejor información. pic.twitter.com/ozASW9nIXm