Lifestyle

Arsyeja pse njerëzit filluan të putheshin

Arsyeja pse njerëzit filluan të putheshin

Më pak se gjysma e të gjitha shoqërive puthen me buzë, sipas një studimi të 168 kulturave nga e gjithë bota. William Jankowiak, një profesor i antropologjisë në universitetin e Nevada Las Vegas, zbuloi se vetëm 46% përdorin puthje buzë më buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar përshëndetjet ose puthjet prind-fëmijë.

Dy teori se pse njerëzit kanë nevojë për të puthur burojnë nga ideja se si foshnje, ne kemi një dëshirë të lindur për prekjen e buzëve. Në një rast, mund të jetë fakti që ne e lidhim prekjen e buzëve me ushqyerjen me gji dhe ky refleks është i lindur tek të gjithë. Ekziston gjithashtu një sugjerim që nënat dhe fëmijët e tyre të lidhen me puthjen buzë-buzë për shkak të diçkaje të quajtur "transferimi i ushqimit pre-mastication*". Nënat e paraardhësve tanë të lashtë mund të kenë përtypur ushqimin tonë për ne në vitet e para të jetës dhe e kanë transferuar ushqimin direkt në gojën tonë. Kjo është diçka që shihet tek paraardhësit tanë më të afërt - shimpanzetë - si dhe majmunët e tjerë të mëdhenj.

*Pre-mastication: Term që përdoret kur përtyp ushqim me qëllimin për ta zbutur ose ndarë në copëza të vogla, që t'ia ushqesh fëmijës.

Jankowiak, sidoqoftë, mendon se "sensualiteti i njerëzve mund të përmbushet në shumë mënyra, përveç puthjes". 

"Ato kultura që nuk puthin në buzë, gjejnë mënyra të tjera për të qenë intimë. Për shembull, në "puthjen malajze", përshkruar nga Darvin, gratë uleshin në tokë dhe burrat vareshin mbi to dhe nuhasnin njëri-tjetrin - duke marrë një "mostër" të aromës së partnerit të tyre.

Në ishujt Trobriand, në brigjet lindore të Guineas së Re, të dashuruarit puthen duke u ulur ballë për ballë dhe duke kafshuar qerpikët e njëri-tjetrit.

Puthja normale që njohim sot me buzë është një sjellje pothuajse unike njerëzve. Nëse ajo ka një qëllim evolucionar, pse nuk shohim më shumë kafshë duke u puthur?

Një nga arsyet që ne mund të kemi qenë të "detyruar" t'i afrohemi fytyrës së partnerit, ka qenë për ta nuhatur atë. Aroma mund të zbulojë të gjitha llojet e informacioneve të dobishme: dietën, praninë e sëmundjeve, gjendjen shpirtërore etj. Shumë kafshë kanë shqisa shumë më të sofistikuara të nuhatjes sesa ne, kështu që ato nuk duhet të jenë aq afër.

Burimi: BCC

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The reason why people started kissing

Arsyeja pse njerëzit filluan të putheshin

Less than half of all societies kiss with their lips, according to a study of 168 cultures from around the world. William Jankowiak, a professor of anthropology at the University of Nevada Las Vegas, found that only 46% use lip-kissing in a romantic sense, excluding parent-child greetings or kisses.

Two theories as to why people need to kiss stem from the idea that as babies, we have an innate desire to touch our lips. In one case, it may be the fact that we associate touching the lips with breastfeeding and this reflex is innate in everyone. There is also a suggestion that mothers and their children associate lip-to-lip kissing because of something called "pre-mastication food transfer *". The mothers of our ancient ancestors may have chewed our food for us in the first years of life and transferred the food directly to our mouth. This is something that is seen in our nearest ancestors - chimpanzees - as well as other great apes.

* Pre-mastication: A term used when chewing food with the intention of softening it or breaking it into small pieces to feed the baby.

Jankowiak, however, thinks that "people's sensuality can be fulfilled in many ways, apart from kissing." 

"Those cultures that do not kiss on the lips find other ways to be intimate. For example, in the 'Malaysian kiss' described by Darwin, women sat on the ground and men hung on them and sniffed each other - getting one." sample "of their partner 's fragrance.

In the Trobriand Islands, off the east coast of New Guinea, lovers kiss while sitting face to face and biting each other's eyelashes.

The normal lip kiss we know today is an almost unique human behavior. If it has an evolutionary purpose, why not see more animals kissing?

One of the reasons we may have been "forced" to approach our partner's face has been to smell him. Aroma can reveal all kinds of useful information: diet, the presence of diseases, mood, etc. Many animals have much more sophisticated sense of smell than we do, so they should not be so close.

Source: BCC