Out and About

Provova lil Solid 2.0. Ju jap mendimin tim për 'vëllain e vogël' të IQOS

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2021

Provova lil Solid 2.0. Ju jap mendimin tim për 'vëllain e

Këtë muaj u prezantua edhe tek ne lil Solid 2.0, produkti me ngrohje që konsiderohet si “vëllai i vogël” i IQOS. E në fakt që nga IQOS, është produkti i dytë me ngrohje që vjen në Shqipëri. lil Solid 2.0 është prodhim KT & G, një kompani koreane shumë e njohur për alternativat e duhanit pa tym. Por, vitin e kaluar kompania koreane nënshkroi një kontratë me Philip Morris International, që PMI ta shpërndajë lil Solid në Azinë Qëndrore dhe në Europë. 

Vetëm se lil Solid 2.0, prezantuar nga IQOS, është një pajisje shumë e vogël, jashtëzakonisht e vogël, pothuajse sa një buzëkuq. Kjo ishte gjëja që më pëlqeu më së shumti, në pamje të parë të paktën. Lil-i i vogël ka një peshë prej vetëm 99 gramë. 

Provova lil Solid 2.0. Ju jap mendimin tim për 'vëllain e

Hapja ishte shumë praktike; lil Solid hapet duke shtyrë mbulesën e kapakut, dhe pastaj futet fija e duhanit.

Provova lil Solid 2.0. Ju jap mendimin tim për 'vëllain e

Ndërsa mbetet një produkt me ngrohje, në ndryshim nga IQOS, lil Solid 2.0 funksionon përmes një si tip gjilpëre, ose si tip shtize të vogël, të cilën e ngul tek fija e duhanit. Edhe kjo ishte për mua një plus, pasi nxehtësia përcillet nga brenda fijes së duhanit.

Provova lil Solid 2.0. Ju jap mendimin tim për 'vëllain e

Lil Solid m’u duk gjithashtu shumë i lëmuar në prekje, dhe përshtatet mjaft mirë me dorën. 

Sa i takon baterisë, të them të vërtetën prisja që të kishte performancë jo të mirë, sepse ka përmasa vërtet të vogla. Por, nuk rezultoi ashtu, pasi performon mjaft mirë. Lil Solid lejon 3 përdorime të njëpasnjëshme njëherësh dhe me një karikim, mban 20-25 përdorime. Aspak keq për madhësinë. 

Kështu që në përgjithësi, m’u duk një alternativë e mirë për njerëz si puna ime, që kemi tentuar ta lëmë cigaren me të gjitha mënyrat, por s’ia kemi dalë dhe kemi vendosur të kalojmë në alternativa me ngrohje. Pastaj, gjëja më e rëndësishme është se sa më shumë alternativa të ketë në treg, aq më mirë është. 

Provova lil Solid 2.0. Ju jap mendimin tim për 'vëllain e

Çfarë nuk më pëlqeu?

Epo, unë jam mësuar të përdor IQOS dhe për mua personalisht është pak e vështirë të ndryshoj gjëra të cilat i kam pjesë të jetës së përditshme. Sido që të jetë, mendoj se për ata të cilët pëlqejnë gjëra praktike, që nuk zënë hapësirë, lil Solid është një zgjedhje e mirë. 

Shënim: Ky artikull përmban vendosje produkti