Anabelizim

‘A duhet t’i tregoj njërit prind që tjetri po e tradhton?’

‘A duhet t’i tregoj njërit prind që tjetri po e

Pavarësisht moshës, të zbulosh se njëri prind tradhton tjetrin është diçka e vështirë për t’u pranuar dhe menaxhuar. Dikush në Anabel Media në Instagram shkroi si në vijim (letrat janë redaktuar për qartësi):

“Së fundmi kam zbuluar që babai po tradhton mamin me një njeri të besuar të saj dhe kjo grua është pjesë e përditshmërisë së tyre. Prindërit janë 29 vite të marturar. Mami e ka kapur mat me një tjetër tradhti para ca vitesh, por për investimin, sakrificat familjare dhe opinionin e divorcit, ajo nuk e shikon si opsion e beson se babi ka ndryshuar dhe me të vërtetë e do.

Divorci nuk është dëshirë as e babit – çështje egoje jo dashurie nga ana e tij besoj. Nëse babi vazhdon kështu, e di që është çështje kohe derisa mami ta zbulojë. Tradhtia e mëparshme e shkatërroi mamin, e dyta, sidomos nëse ajo e zbulon vetë, do e coptonte akoma më shumë.

Unë dua të konfrontoj babin, por kur kërkon online për histori të ngjashme, nuk gjej shumë mbi pasojat që konfrontimi fëmijë-prind mbi tradhtinë e këtij të fundit mund të ketë në çift e familje, sidomos në kontekstin e një familjeje shqiptare. [...] Jam shumë e paralizuar emocionalisht dhe këtë situatë nuk di si ta menaxhoj.”

Fill pas këtij postimi, në Anabel mbërritën shumë mesazhe, ku disa ndjekës sugjeronin që në këtë rast, fëmija duhet të flasë për tradhtinë, qoftë duke folur me të atin, ose duke i thënë menjëherë të ëmës. Dikush, nga ana tjetër, shkruan:

“Thjesht qëndro në pozicionin tënd në familje si vajza e tij. Shihe gjithmonë si prindin tënd, si është sjellë me ty dhe si ka ndikuar ai si prind te ndërtimi yt si njeri. Mos e shih si “babai që tradhton mamin”. Mendoj që mënyra më e mirë është kjo (sepse më ka ndodhur dhe të kuptoj) është që mami dhe babi t’i zgjidhin vetë problematikat. Ne si fëmijë duhet t’i ndihmojmë gjithmonë për mirë. Nëse i kanë bërë padrejtësi njëri-tjetrit, duhet t’i lëmë të qetë që t’i zgjidhin të dy së bashku. Mund të mundohemi të japim këshilla veç e veç.”

Një tjetër ndan një histori të ngjashme:

“Unë kam qenë ai fëmija që i kapte babit tradhtitë. Në fillim e detyroja t’i tregonte mamit. Pastaj gjërat nuk ndryshonin kurrë sepse ndodhte gjithmonë e njëjta gjë: ziheshin, bërtisnin, nuk flisnin për ca kohë dhe pastaj jetonin sikur nuk kishte ndodhur gjë. Ai premtonte që kishte ndryshuar, kalonte disa kohë dhe unë e kapja përsëri e përsëri e përsëri. Vuaja. Kam kaluar depresion, atake paniku, atake agresiviteti. Një herë, nga inati që kisha mbledhur për babin, e kisha ngjitur në mur me shumë forcë.

U bëra me fiksime. Aq sa kur u lidha, rrija kontrolloja gjithçka. [...] Pasi u largova nga babi, pasi u martova, pasi bëra fëmijët e mi, kuptova shumë gjëra. Kuptova që jo të gjithë janë njësoj. Kuptova se çdokush reagon në gjëra ndryshe se një tjetër, kuptova që në mes të një çifti nuk duhet të hysh kurrë. Kuptova që babai mund të jetë një bashkëshort i keq, por kjo s’e bën një baba të keq.

Kuptova që çdo çift ka problemet e veta, shumë e vështirë të rrish shumë vite me një person, duhet të ketë dialog të hapur, sinqeritet, mirëkuptim, qetësi, dashuri, tërheqje seksuale. Kuptova që edhe mund të ndodhë që të mbarojë dashuria, të mos ketë tërheqje seksuale dhe të mos ndahesh, për hatër të fëmijëve apo që të mos flasë bota.

Kuptova që prindërit e mi kishin shumë probleme si çift. Kuptova që kur tradhtonte, nuk po më tradhtonte mua (si gocën e tij), sepse dashuria për mua s’kishte mbaruar kurrë, por thjesht kërkonte të ndiente diçka që me mamin nuk e kishte.

Kuptova që një martesë nuk është aspak e thjeshtë për t’u çuar përpara. Se jeta nuk është skenar filmi. E di që tani ndjen inat, por ai s’po të bën gjë ty. Babai im, për shembull, është copëtuar duke punuar, më shkolloi, më mësonte si të isha e zonja e vetes. Dhe duke lënë mënjanë tradhtitë, duke parë anën e çdo prindi, kuptoj që ka qenë një prind perfekt. Sot e kam falur dhe jam në paqe me veten.

Do e këshilloja që të bënte sikur nuk dinte gjë. Të mos futet mes çiftit. Ti je fëmija i saj, s’mund të bëhesh prindi duke mbrojtur mamin. E di që është e vështirë, por nuk je brenda çiftit.”

Në një diskutim të ngjashëm në Quora, disa thonë që “prindi që tradhtohet meriton të dijë të vërtetën”, të tjerë theksojnë se “duhet folur paraprakisht me prindin që tradhton”, ndërsa një pjesë e mirë janë totalisht kundër që fëmija të përzihet në marrëdhënien e çiftit.

Është e vështirë që dilema për një situatë të tillë të ketë një përgjigje unanime.

“Kjo është një temë shumë delikate që ka shumë anë. Nga një anë ti je fëmija dhe nuk ke pse ngatërrohesh me ata si çift, sepse ata janë partnerë, ti je në rolin e fëmijës. Ti mund ta ndihmosh mamin të kuptojë situatën, por në momentin që ti zgjedh t’i thuash në këtë rast mamit që babi tradhton, automatikisht ke një pozicion tjetër. Nuk je më fëmijë. Ti po vendosesh si shpëtimtar/e në një marrëdhënie që ndoshta nuk do të ndryshojë kurrë," tha psikologe Aljona Jonuzi pë Anabel.

“Një fëmijë i rritur mund të punojë me problemet që kanë me prindërit, por kurrsesi nuk duhet ta vendosi veten në mes të prindërve,” thotë Dr. Gail Bottom, një psikoterapist me bazë në New York i pyetur në lidhje me një situatë të ngjashme.

Poll

REELS

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

'Should I tell one parent that the other is cheating on him?'

‘A duhet t’i tregoj njërit prind që tjetri po e

Regardless of age, finding out that one parent is cheating on the other is something difficult to accept and manage. Someone on Anabel Media on Instagram wrote the following:

"Recently I discovered that the father is betraying the mother with a man she trusts and this woman is part of their daily life. The parents have been married for 29 years. Mom caught the mat with another betrayal a few years ago, but for the investment, family sacrifices and divorce opinion, she does not see it as an option and believes that dad has changed and really loves her.

Divorce is not a father's wish either - ego issue not love on his part I believe. If Dad goes on like this, I know it 's a matter of time until Mom finds out. The previous betrayal destroyed mom, the second, especially if she discovers herself, would tear her apart even more.

I want to confront the father, but when searching online for similar stories, I do not find much on the consequences that the child-parent confrontation on the latter's betrayal can have in the couple, especially in the context of an Albanian family. [...] I am very emotionally paralyzed and I do not know how to manage this situation. "

Immediately after this post, many messages arrived in Anabel, where some followers suggested that in this case, the child should tell the parents about the betrayal, either by talking to the father, or immediately telling the mother.

Someone writes:

"Just stay in your family position as his daughter. Always see yourself as your parent, how he or she has treated you, and how he or she has influenced you as a parent. Do not look at him as "the father who betrays mom." I think the best way is this (because it happened to me and I understand) is for mom and dad to solve the problems themselves. We as children should always help them for good. If they have wronged each other, we should leave them alone to settle the two together. We can try to give advice separately. ”

Another shares a similar story:

“Unë kam qenë ai fëmija që i kapte babit tradhtitë. Në fillim e detyroja t’i tregonte mamit. Pastaj gjërat nuk ndryshonin kurrë sepse ndodhtë gjithmonë e njëjta gjë: ziheshin, bërtisnin, nuk flisnin për ca kohë dhe pastaj jetonin sikur nuk kishte ndodhur gjë. Ai premtonte që kishte ndryshuar, kalonte disa kohë dhe unë e kapja përsëri e përsëri e përsëri. Vuaja. Kam kaluar depresion, atake paniku, atake agresiviteti. Një herë, nga inati që kisha mbledhur për babin, e kisha ngjitur në mur me shumë forcë.

U bëra me fiksime. Aq sa kur u lidha, rrija kontrolloja gjithçka. [...] Pasi u largova nga babi, pasi u martova, pasi bëra fëmijët e mi, kuptova shumë gjëra. Kuptova që jo të gjithë janë njësoj. Kuptova se çdokush reagon në gjëra ndryshe se një tjetër, kuptova që në mes të një çifti nuk duhet të hysh kurrë. Kuptova që babai mund të jetë një bashkëshort i keq, por kjo s’e bën një baba të keq.

Kuptova që në çdo çoft ka problemet e veta, shumë e vështirë të rrish shumë vite me një person, duhet të ketë dialog të hapur, sinqeritet, mirëkuptim, qetësi, dashuri, tërheqje seksuale. Kuptova që edhe mund të ndodhë që të mbarojë dashuria, të mos ketë tërheqje seksuale dhe të mos ndahesh, për hatër të fëmijëve apo që të mos flasë bota.

Kuptova që prindërit e mi kishin shumë probleme si çift. Kuptova që ku tradhtonte, nuk po më tradhtonte mua (si gocën e tij), sepse dashuria për mua s’kishte mbaruar kurrë, por thjesht kërkonte të ndiente diçka që me mamin nuk e kishte.

Kuptova që një martesë nuk është aspak e thjeshtë për t’u çuar përpara. Se jeta nuk është skenar filmi. E di që tani ndjen inat, por ai s’po të bën gjë ty. Babai im, për shembull, është copëtuar duke punuar, më shkolloi, më mësonte si të isha e zonja e vetes. Dhe duke lënë mënjanë tradhtitë, duke parë anën e çdo prindi, kuptoj që ka qenë një prind perfekt. Sot e kam falur dhe jam në paqe me veten.

Do e këshilloja që të bënte sikur nuk dinte gjë. Të mos futet mes çiftit. Ti je fëmija i saj, s’mund të bëhesh prindi duke mbrojtur mamin. E di që është e vështirë, por nuk je brenda çiftit.”

Në një diskutim të ngjashëm në Quora, disa thonë që “prindi që tradhtohet meriton të dijë të vërtetën”, të tjerë theksojnë se “duhet folur paraprakisht me prindin që tradhton”, ndërsa një pjesë e mirë janë totalisht kundër që fëmija të përzihet në marrëdhënien e çiftit.

Është e vështirë që dilema për një situatë të tillë të ketë një përgjigje unanime.

E kontaktuar nga Anabel, psikologe Aljona Jonuzi u shpreh: “Kjo është një temë shumë delikate që ka shumë anë. Nga një anë ti je fëmija dhe nuk ke pse ngatërrohesh me ata si çift, sepse ata janë partnerë, ti je në rolin e fëmijës. Ti mund ta ndihmosh mamin të kuptojë situatën, por në momentin që ti zgjedh t’i thuash në këtë rast mamit që babi tradhton, automatikisht ke një pozicion tjetër. Nuk je më fëmijë. Ti po vendosesh si shpëtimtar/e në një marrëdhënie që ndoshta nuk do të ndryshojë kurrë.”

"An adult child can work with the problems they have with their parents, but they should never put themselves between the parents," says Dr. Gail Bottom, a You York-based psychotherapist asked about a similar situation.

Poll