Relationships

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë IQ më të ulët, thotë një studim

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë IQ më

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë së Covid kanë rënie të ndjeshme në performancën verbale, motorike dhe atë të përgjithshme njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan.

Duke qenë se Covid-19  shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit e stresuar përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Duhet theksuar se vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës. 

Me stimulim të kufizuar në shtëpi dhe më pak ndërveprim me botën jashtë, fëmijët e epokës pandemike duket se kanë arritur rezultate të ulëta në testet e krijuara për të vlerësuar zhvillimin njohës (konjitiv), tha (via Guardian) autori kryesor i studimit Sean Deoni, profesor i asociuar i pediatrisë në Brown University.

Në dekadën para pandemisë, rezultati mesatar i IQ* në testet e standardizuara për fëmijët e moshës nga tre muaj deri në tre vjeç ishte rreth 100, por për fëmijët e lindur gjatë pandemisë numri është 78, sipas analizës, e cila duhet të rishikohet nga profesionistët e fushës.

IQ (intelligence quotient) - Koeficienti i inteligjencës është një rezultat total që rrjedh nga një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.

Fëmijët me prejardhje nga shtresat më të ulëta socio-ekonomike patën rezultate më të këqija në teste, zbuluan studiuesit. Arsyeja më e madhe pas rënies së pikëve ka të ngjarë të jetë mungesa e stimulimit dhe ndërveprimit në shtëpi, tha Deoni. "Prindërit janë të stresuar dhe të tronditur. Ndërveprimi që fëmija do të kishte normalisht ka rënë ndjeshëm."

Duke pasur parasysh që këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara ekziston frika është se gjërat mund të jenë më keq në pjesët më të varfra të vendit dhe botës, shtoi ai.

Terence Stephenson, një profesor për shëndetin e fëmijëve në University College London, u shpreh se hulumtimi ishte interesant, pasi shumë është shkruar për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve të moshës shkollore, por nuk është diskutuar për foshnjat.

REELS

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Children born during the pandemic have lower IQs, a study says

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë IQ më

Children born during the Covid pandemic have significant decreases in verbal, motor and general cognitive performance compared to children born earlier, a US study suggests .

As Covid-19 caused the closure of businesses, nurseries, schools and playgrounds, life for the babies changed significantly as stressed parents struggled to balance work and childcare. It should be noted that the first years of a child's life are important for cognitive development. 

With limited stimulation at home and less interaction with the outside world, children in the pandemic era appear to have achieved low scores on tests designed to assess cognitive development, said (via Guardian) lead author Sean Deoni, associate professor of pediatrics at Brown University.

In the decade before the pandemic, the average IQ * score on standardized tests for children aged three months to three years was around 100, but for children born during the pandemic the number is 78, according to the analysis, which should be reviewed by professionals. of the field.

IQ (intelligence quotient) - The IQ is a total score derived from a set of standardized tests designed to assess human intelligence.

Children from lower socioeconomic backgrounds performed worse on tests, the researchers found. The biggest reason behind the drop in points is likely to be the lack of stimulation and interaction at home, Deoni said. "Parents are stressed and shocked. The interaction that the child would normally have has dropped significantly."

Given that these data come from a relatively affluent part of the United States there is a fear that things may be worse in the poorer parts of the country and the world, he added.

Terence Stephenson, a professor of child health at University College London, said the research was interesting, as much has been written about the impact of the pandemic on the education of school-age children, but it has not been discussed about infants.