Celebrity Style

Fustani që e vendos në siklet Bella-n edhe sot e kësaj dite

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2021

Fustani që e vendos në siklet Bella-n edhe sot e kësaj dite

Një mori njerëzish kujdesen për pamjen e Bella Hadid nëpër evente glamoroze, por ja që jo gjithmonë çdo gjë shkon në mënyrën më të mirë të mundshme – ndodh që edhe Bella të pendohet për zgjedhjet.

Fustani që e vendos në siklet Bella-n edhe sot e kësaj dite

Për Vogue, modelja 24-vjeçare diskutoi disa nga veshjet e saj më të përfolura, përfshirë fustanin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 2016.

“Unë ende jam në siklet për këtë moment. Edhe pse veshja ishte e mrekullueshme, thjesht nuk duket si unë,” tha ajo.

Fustani që e vendos në siklet Bella-n edhe sot e kësaj dite

Fustani Alexandre Vauthier Couture ishte i çarë deri te beli, zbulonte këmbët kilometrike të Bella-s, dekolteja ishte e theksuar, ndërsa shpina e zbuluar.

“Isha pak nervoze për këtë veshje. Dukem shumë seksuale dhe isha nervoze për kamerat dhe për grimin, nervoze për çarjen,” shtoi ajo.

Fatmirësisht, nuk ndodhi ndonjë incident me veshjen. Apo ndodhi?!

Fustani që e vendos në siklet Bella-n edhe sot e kësaj dite

“Ajo ishte alter-egoja ime. Kjo është Belinda. Unë jam krejt e kundërta e saj,” bëri shaka Bella.

MOS I HUMBISNI