Beauty

Buzë të plota dhe të tonifikuara pa qenë nevoja për botoks: 3 mënyrat më natyrale!

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2021

Buzë të plota dhe të tonifikuara pa qenë nevoja për

Nëse për një arsye a një tjetër keni vendosur të mos i bëni buzët, por në të njëjtën kohë po vdisni t'i keni të tonifikuara, ka disa mënyra alternative për t'i patur të tilla. 

Bustina e çajit jeshil.

Merrni një bustinë të përdorur çaji jeshil, lëreni të ftohet dhe vendoseni për 4-5 minuta mes buzëve duke e presuar pak atë. Kjo do t'ju ndihmonte në rigjenerimin e mukozës së buzëve dhe do t'i bëjë ato të shkëlqyeshme. Kjo maskë është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar buzët edhe kur i keni të acaruara apo çara.

Kastraveci

Vlerat e tij janë të padiskutuara dhe sipas estetisteve ka veti shumë të mira lubrifikuese në mukozën e buzëve dhe rrjedhimisht, i hidraton. Merrni një kastravec dhe nxirrni sa më shumë lëng të mundni. Më tej, lëngun e tij vendoseni në buzë dhe mbajeni për disa minuta. Ndryshimin do ta vëreni menjëherë!  Mund ta përsërisni si proces sa herë të doni.

Mos i lepini buzët.

Lëpirja e buzëve vetëm sa do të përkeqësonte gjëndjen e tyre. Nëse keni nevojë për hidratim, bëjeni me ujë apo me mënyrat e mësipërme.

Burimi: Pop Sugar

MOS I HUMBISNI