Sapo gushti të hyjë, do ta ndjeni që ky muaj është thelbësor për karrierën tuaj. Të gjithë frytet e punës do t'i ndjeni në 6 shtator, ku do t'ju shfaqen edhe mundësi profesionale të reja, të cilat do t'i konsideroni seriozisht. Shigjetarët e vetëpunësuar do të jenë me shumë fat me çfarë do të gjejnë të re në biznes dhe nga ana tjetër pagat shpërblyese do të jenë mjaftueshëm të kënaqshme.
Sidoqoftë, edhe nëse punoni për të tjerë do të merrni rezultate pozitive dhe publicitet entuziast për punën tuaj, që ndoshta nuk e prisni fare. Afërdita bashkë me Marsin do të qëndrojnë në shtëpinë tuaj të 10-të, atë të famës dhe nderimeve deri në 14 korrik, ngjarje e cila do t'ju ndihmojë në lidhje me njerëzit e rëndësishëm. Përdoreni këtë kohë për të bindur shefin tuaj për një promocion ose rritje rroge.
Mund të keni planifikuar të udhëtoni drejt një distance të larget pas 8 gushtit, por projektet e reja do t'ju zënë pjesën më të madhe të kohës, kështu që do t'ju duhet të mendoheni dy herë për të lënë qytetin.
Shënoni datën 6, që është vetëm dy ditë para Hënës së Re të 8 gushtit. Do të ndodhë diçka që do t'ju bëjë të uleni dhe të vini re përreth jush çfarë po ndodh tamam. Kjo Hënë e Re ka të njëjtin ndikim tek të gjithë, prandaj kini parasysh që mund të jeni shumë të ndjeshëm edhe në ditët para/pas kësaj date.
Hëna e Plotë e 22 gushtit do të jetë e mbushur me eksperienca të reja, që do të jenë në favorin tuaj përgjatë gjithë vitit. Nëse u mërzitët prej faktit që nuk do të mund të udhëtoni, prisni të shihni ç'surpriza ka për ju.
Bëhuni gati në datat 21-22 gusht pasi me shumë mundësi do ta kaloni fundjavën në një hotel luksoz, jo shumë larg qytetit ku jetoni. Mund t'ju dalë edhe më mirë sesa një udhëtim i gjatë.
Ti njihesh si menaxhues perfekt i parave, por jeta s'është gjithmonë e parashikueshme. Ka pjesë që mund t'i kontrollojmë ashtu siç ka të tjera që s'mundemi. Këto të fundit testojnë aftësitë tona për të vepruar me shpejtësi dhe mprehtësi. Kjo do të thotë që gjatë këtij muaji qëndroni në gadishmëri.
Një problem që lidhet me financat mund të dalë papritur në sipërfaqe në datën 6 dhe në ditët në vazhdim paratë do të zënë një pjesë të madhe të mendimeve tuaja. Një shtatzëni e papritur përkthehet në shpenzime të reja, kështu që nëse nuk doni surpriza tregohuni të kujdesshëm në gusht.
Në të njëjtën kohë, po kaq "lëmsh" dhe i paparashikueshëm sa duket Hëna e Re, 8 gushti do t'ju bëjë të kuptoni që mund t'ja dilni mbanë me përgjegjësitë e reja dhe në fund të gjithçkaje do të ndiheni më të fortë. 22 gushti plus/minus 5 ditë do të sjellë të ardhura të papritura sa do t'ju duket e pabesueshme për situatën në të cilën gjendeni tani.
Hëna udhëheq shtëpinë tuaj të 7-të, atë të partneriteteve, që mund të përfshijë bashkëshortin ose partnerin tuaj në jetë apo biznes. Gjithë muajin, do të kërkoni me ngulm një udhëtim për t'u arratisur sa më larg dhe do t'ju jepet shansi, por pushimet do të zgjerohen deri në 14 shtator, atëherë kur mund të zgjidhni lirisht se ku doni të shkoni. Pandemia s'ka përfunduar ende, kështu që shihini me kujdes vendet që po konsideroni për të vizituar, sa të sigurta janë. E mira është të vaksinoheni nëse nuk e keni bërë ende, kështu do të ndiheni edhe më të sigurtë.
Nëse nuk do të mund të udhëtoni për 100 arsye deri në shtator, është mirë të dini se një udhëtim tjetër luksoz ju pret në të ardhmen.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.