Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Peshorja dhe Akrepi

Eshtë gusht dhe gjithçka ti do është të veshësh takat më të larta dhe të bësh qejf me miqtë! Hëna e Re e 8 gushtit në Luan mund t'ju sjellë një lum ftesash për pushime, takime për darka verore apo koncerte. Pas një kohe të gjatë në pandemi, je gati për t'u ndjerë i lirë! 

Përgjegjësitë e papritura do t'ju pengojnë paksa të realizoni planet me miqtë tuaj siç shpresuat, e ndërsa shqetësimi juaj kryesor do të jenë paratë. Duke qenë  se keni shpenzuar shumë së fundmi, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Një nga miqtë tuaj ju ka mërzitur dhe problemi me të do të dali në sipërfaqe papritur, si gjëja e fundit që prisnit prej tij. Ose, nga ana tjetër, një njeri shumë afër jush mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj pasi po kalon një periudhë vështirësie në jetë dhe për 6 muajt e ardhshëm, mund të duhet t'i qëndroni pranë. Mos u zhduk, por përfshihu me gjithë zemër për t'i ardhur në ndihmë! 

Nga ana profesionale mund të jesh fokusuar në një projekt që ka nevojë për vëmendjen tënde (që mund të dalë në dritë pas 8 gushtit). Mund t'ju duhet të kujdeseni për një fëmijë ose do të kaloni më shumë kohë me tuajin. 

Marsi po lëviz drejt shtëpisë suaj të 12-të, duke ju paralajmëruar kështu që duhet të balanconi jetën sociale me kohën pushim që duhet të merrni për veten. Në të njëjtën kohë, Marsi do t'ju japë kurajo, energji dhe qëndrueshmëri. Do të jetë një kohë perfekte për të nisur një kapitull të ri në jetën tuaj, në çdo aspekt të saj. Do të jeni kaq të zënë këtë periudhë, kështu që gjeni pak kohë për të ndaluar dhe për të marrë frymë.

22 gushti do të jetë një nga momentet më të preferuara të gjithë muajit dhe me shumë mundësi të gjithë vitit. Këtë vit, Jupiteri është në shenjën e Ujorit për herë të parë në 12 vjet, prandaj bëhuni gati të shijoni një ngjarje fantastike, romantike dhe shumë luksoze!

Fundjava e 21-22 gushtit do t'i dedikohet e gjitha dashurisë dhe qejfit. Nëse jeni single do të takoni dikë dhe gjasat janë që njohja e re të jetë fantastike! Nëse jeni të lidhur/martuar partneri/ja juaj do të emocionohet edhe më shumë nga vëmendja që do t'i jepni ju.

Gjatë kësaj periudhe do t'i dukeni të parezistueshëm të tjerëve. 15 gushti - 10 shtatori është periudhë perfekte për të blerë rroba të reja, për të ndryshuar rutinën e kujdesit të fytyrës apo të nisur botoksin. Nëse gjatë kësaj kohe jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë, Hëna e Plotë do të sjellë lajme fantastike. Me pak fjalë, gjysma e dytë e gushtit do të jetë e mbushur me gëzim, prandaj merrni ca pushime për ta shijuar tamam.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2021: Peshorja dhe Akrepi

Shumë njerëz zgjedhin që pushimet e verës t'i bëjnë në gusht, kurse ju gjatë kësaj periudhe do t'ju duhet të jeni në kontakt me zyrën, veçanërisht pas datës 8. Ndryshimet e reja do të marrin gjithë vëmendjen tuaj dhe mund të mbeteni gojëhapur nga çfarë do të dëgjoni derisa të zbuloni për çfarë bëhet fjalë.

Hëna e Re e 8 gushtit do të sjellë mundësi që do të dominojnë në jetën tuaj gjatë javëve në vazhdim. Profesionalisht statusi juaj do të rritet dhe herë pas here do të vlerësoheni për performancën tuaj, gjë që do t'ju japë më shumë fuqi dhe përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, duket se keni njerëz në jetën tuaj personale, veçanërisht ato në shtëpi, që varen plotësisht nga ju dhe kanë nevojë për vëmendje. Një nga planetet e tu udhëheqëse, Marsi do të sjellë surprizë një mesazh (apo një gjest tjetër) në 22 gusht nga një mik që do t'ju ndihmojë të gjeni harmoninë.

Nëse jeni të martuar apo keni një bashkëpunëtor biznesi mund të hasni vështirësi dhe pengesa që do t'ju krijohen prej tij dhe fillimisht s'do t'i shihni në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Gjithsesi, do t'ju duhet t'i riktheheni shpejt punës me një strategji të re- që do të marrë kohë nga planet familjare, por ndonjëherë ndodh kështu dhe duhet përshtatje! 

Tani hymë në pjesën më madhështore të muajit. Në 22 gusht do të shihni një Hënë të Plotë në Ujor që do t'ju sjellë lajme të mrekullueshme që lidhen me çështjet familjare. Do të merrni atë që shpresonit, ose ndoshta edhe më shumë se aq. S'ka asnjë dyshim që pjesa e parë e gushtit do të jetë një sfidë për çdo shenjë, por kini besim, pasi gjërat do të shkojnë mirë në fund. Nuk do të jetë e thjeshtë, por mund të përballoni me sukses çdo gjë që do t'ju dalë rrugës suaj. 

Gjithsesi, gushti nuk do të jetë vetëm muaj pune për ju. Planet që kishit me miqtë do t'i zhvendosni për në fundin e këtij muaji e deri në gjysmën e parë të shtatorit. Meqë po flasim për shtatorin, data 6 do të shkëlqejë për ju. Shënojeni!