Në një pyetje në Instagramin e Anabel Media, “Nëse jeni 40+ vjeç, a ka ndryshuar për ju në këtë moshë mënyra si e shihni veten, botën, karrierën, marrëdhënien ose jetën në përgjithësi?”, pjesa dërrmuese e kësaj grupmoshe iu përgjigj me “Po”.
Disa nga përgjigjet, më së shumti të dhëna nga gra, lidheshin me mënyrën se si e shohin dhe e përcaktojnë veten – me më shumë energji, me më shumë ambicie dhe me më tepër respekt. Shumë prej ndjekësve theksuan se kanë kuptuar që “nuk ka të rinj apo të rritur” dhe se pas moshës 40-vjeçare, “mosha është thjesht një numër që nuk të përcakton”.
1. Nuk kam më dyshime mbi personin që jam dhe ato që dua në jetë.
2. Më duket sikur depërtoj nëpër trurin e njerëzve, sikur kam jetuar kot derisa arrita të 40-at.
3. U jap vlerën që meriton gjërave që kanë rëndësi.
4. Kam nisur hobe të reja.
5. Bashkëshorti im bleu motor, xhup lëkurë dhe bluza me kafkë.
6. Jam shumë më tolerante, shumë më në paqe me veten.
7. E njoh veten më mirë, e di çfarë dua dhe ndihem më energjike, më e bukur.
8. Kam më shumë respekt për veten.
9. Nuk më intereson më, as 0%, mendimi i të tjerëve.
10. Kam referenca pafund tani. Nëse dua të bëj diçka, them “Prit të shohim nëse ka funksionuar.”
11. E di çfarë dua dhe duhet bërë, pa i bërë të tjerët të ndihen keq.
12. Ndihem çuditërisht më e ere, me më tepër ambicie dhe dëshirë për t’u përmirësuar.
13. Jam shumë e çliruar nga paragjykimet.
14. Nuk përpiqem të ndryshoj të tjerët, por punoj me veten që të ndihem më mirë.
15. Nuk ka “të rinj” apo “të rritur”. Pas të 40-ave kuptova që mosha është thjesht numër dhe nuk të përcakton.
16. Bëhesh më selektiv.
17. Nuk rrëmbehem nga vendime të momentit pasi jam më objektiv në veprime. Duket si ftohtësi, por thjesht lidhet me të qenit realist.
Më shumë për atë që njihet si “adoleshenca e dytë” ose “middlescence” klikoni artikullin e mëposhtëm:
Artikuj të tjerë: