Duket se po shpenzoni mjaft para kohët e fundit. Ndoshta sepse së shpejti do të bëni udhëtimin e jetës, ose do të shkoni në shkollë, do të blini një apartament, do të martoheni, do të keni fëmijë - këto janë vetëm disa shembuj. Ndryshimet kryesore të stilit të jetesës janë gjithmonë të shtrenjta, por në të njëjtën kohë janë të nevojshme dhe ia vlejnë. Këto harxhime të mëdha do të jenë të përkohshme.
Ndërkohë, mund të gjendeni në një krizë financiare në fillim të gushtit, ndoshta për shkak të një klienti ose personi tjetër që ju ka borxh, por do të vonohet me pagesën. Planetët nuk do të jenë në humor të mirë më 6 gusht dhe as në Hënën e re më 8 gusht.
Tërheqja planetare do të nisë së pari nga një aspekt i fortë midis Diellit dhe Uranit më 6 gusht, dhe do të përforcohet më tej nga Hëna e re në Luan, 8 gusht. Kjo nuk është një Hënë e re e lehtë, kështu që përgatituni për lajme ose një pengesë të mundshme e të përkohshme në karrierë.
Pavarësisht se çfarë lajmi do të dëgjoni, do të jetë diçka e papritur dhe mund të vini re se shumë persona veprojnë çuditshëm.
Padyshim, këto aspekte mund të jenë të vështira për nervat tuaja, kështu që këtë muaj, zgjidhini fjalët me kujdes. Kjo nuk është koha për të ndërmarrë rreziqe të mëdha apo edhe mesatare.
Mund të jetë që kompania për të cilën punoni po riorganizon departamentet për të ulur kostot dhe puna do të bëhet më konkurruese, por ndërkohë, mund të mos e dini se çfarë rezervon e ardhmja për karrierën. Do ta zbuloni, por do të duhet kohë.
Nëse jeni të vetëpunësuar, kushtet dinamike të tregut mund t’ju ??bëjnë të rimendoni dhe ndryshoni strategjinë.
Një lajm i mirë: Gjërat do të shkëlqejnë jashtëzakonisht në Hënën e plotë, 22 gusht. Kjo Hënë do të lidhet me Jupiterin fatsjellës - një aspekt i dobishëm që mund të fshijë shumë nga tensioni që keni ndjerë më herët.
Ndonëse gushti duket si një muaj “që ulëret”, do të mbyllet si një muzg i bukur, plot ngjyra. Kini besim që do të përballoni çdo gjë dhe do të lëvizni në drejtimin e duhur.
Ju mund të dëshironi të udhëtoni, por me planetët që grinden me njëri-tjetrin në Hënën e re në Luan më 8 gusht, do të ishte më mirë të qëndroni pranë shtëpisë. Përveç kësaj, duket se puna do të jetë veçanërisht e zënë, kështu që nëse largoheni nga qyteti, do të keni dyfishin e punës kur të ktheheni.
Fillimi i gushtit nuk do të jetë i lehtë për këdo dhe vështirësitë që dalin do të kërkojnë diskutim dhe kohë për t’u korrigjuar. Hëna e re nuk është si Hëna e plotë, e cila sjell një zgjidhje të shpejtë (sepse nuk lë mundësi tjetër), por Hëna e re nis tendenca që zgjasin.
Ju jeni me fat që keni Marsin në Virgjëreshë, sepse Marsi do t'ju japë vendosmëri, guxim dhe një aftësi për të këmbëngulur. Gjithashtu do të jeni shumë bindës, një talent mjaft i dobishëm për ta pasur në çdo fushë - do të keni një aftësi të jashtëzakonshme për të mbledhur të tjerët në kauzën tuaj.
Afërdita do t'ju ndihmojë të tërheqni dashurinë te vetja, sepse kjo është ajo që Afërdita bën më së miri.
Më e mira nga të gjitha, Marsi do të sjellë një përparim të papritur dhe të mundshëm në një nga fushat e mëposhtme: projektet e punës së përditshme, një çështje shëndetësore, udhëtime ndërkombëtare, marrëdhënie, punë në lidhje me tregun jashtë shtetit, shkolla, media, ose një veprim juridik. 22 gushti sigurisht që do të jetë i veçantë.
Sado stresues të jetë fillimi i muajit, fundi i gushtit do të jetë i kundërti, sepse Hëna e plotë në Ujor do të shfaqet më 22 gusht. Do të jetë një Hënë e plotë jashtëzakonisht harmonike dhe do të sjellë lajme të mira për një projekt që do të përfundoni brenda pesë ditëve nga kjo datë.
Kur bëhet fjalë për dashurinë, 2 gushti do të jetë një ditë e veçantë, teksa Afërdita te Virgjëresha dhe Urani te Demi do të krijojë një gëzim të veçantë.
Afërdita - perëndesha e dashurisë do të qëndrojë te Virgjëresha deri më 15 gusht, dhe me Marsin tashmë në Virgjëreshë deri më 14 shtator, hijeshia juaj do të dallohet.
Nëse jeni beqarë, ky është shansi për të dalë jashtë, ndërsa nëse jeni të lidhur, mund të argëtoheni më shumë me partnerin/en. Datat e veçanta të dashurisë janë 9, 11 dhe 20 gushti.
Mërkuri (sundimtari juaj) do të jetë në Virgjëreshë duke filluar nga 11 gushti. Për fat të mirë, Mërkuri nuk do të jetë në prapavijë siç ishte në qershor. Pra, Mërkuri do të jetë i fortë për ju në gusht.
Bëhuni gati për komplimentet që do të merrni!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.