Disa janë të çuditshme. Disa janë gallatë. Disa të thëna pa takt. Të tjera janë fyese. E kemi fjalën për gjërat që disa njerëz i kanë thënë në takimin e parë me dikë. Ja si u përgjigjën disa ndjekës në Instagram kur Margo, vajza që administron Instagramin e Anabel, i pyeti për gjënë më të çuditshme që dikush u ka thënë në takimin e parë:
1. Nuk ke pirë asnjëherë hashash? Ça të dashuri paskërke pasur ti mi?
2. I mbaj ish-të dashurat follow që të më shohin mua e të vuajnë.
3. Krejt papritur, më pyeti: A bën foto nudo?
4. Më tha: “Pse nuk më jep një drekë ti mua?”
5. Do vish të takojmë prindërit e mi?
6. A je e virgjër?
7. Pse nuk je lyer? Kur del me shoqet lyhesh.
8. Më tregoi si humbi unazën e fejesës me ishin.
9. Do të blej [diçka] Louis Vuitton orgjinal po fjetëm bashkë.
10. Do të martohesh apo je për qejf?
11. Jam kapobandë, kam 9 vartës, duhet b*the të bësh këto gjëra.
12. "A martohemi bashkë?" E tha gjithë seriozitet.
13. "Merrem me prostituta." Ishte arritje e madhe për të.
14. Kam lidhur ish-të dashurën dhe atë me të cilin më tradhtonte në një pemë në mal dhe ika.
15. Më tha: “Po më vjen një po*dhë”. I thashë: “Mos duhet të gëzohem që po tregon konfidencalitet?”
16. Dukesh që ke lekë se të shoh nga këpucët
17. Të dua.
18. A puth ti?
19. Më tha që nuk donte të fejohej, mamaja e tij donte.
20. Në mes të muhabetit më tha: “Dëgjo, jam ish-boksier dhe pak i ashpër, por jo i dhunshëm pa merak.”
21. Tha është mirë që burri të jetë 10 vite më i madh tha, ndërkohë që vetë ishte më i vogël.
22. Do më mësosh dhe mua si e rregullon vetullën me makeup?
23. Unë i shoh vajzat gjithmonë nga fundshpina.
24. Kam plagosur 3 veta.
25. Do të godas poshtë vitheve me kamzhik të lyer me spinaq.
26. E ke fytyrën e pastër si djathi.
27. Më tha: “Më pëlqen shumë zjarri. Ja tani më vjen t’i vë flakën këtij lokali.”
28. Kam fshehur miliardat te një gropë te liqeni.
29. Kam një takim me një shok që e kisha harruar, ke 5 minuta kohë për të folur.
30. Më tregoi një video ku vidhte kumbulla.
31. Nuk dua që femra ime të ketë celulit.
32. Më fliste për ish-gruan dhe sa mirë kishin kaluar në kohërat e martesës.
33. Do ikim te motra ime sot të hamë darkë, t’ia bëjmë surprizë?
34. “A do ta fal këtë rripin?” Hoqi rripin e pantallonave dhe ma dha, pa i thënë unë “po”.
35. Më tha: "Pse nuk e bën hundën operacion?"
36. Kam shumë zbokth.
37. Tha që nuk i kishte larë dhëmbët prej një jave.
38. Kam dëgjuar që je e virgjër.
39. Mbaro shkollën se nuk dua nuse pa shkollë unë.
40. Më tha: "Do jem ftohur se kur shkova në banjë te lokali më shkoi bark."
41. Më tha: "Dua t'i njoh nga afër të gjithë ata që kam friend në Facebook, prandaj të ftova për kafe."
42. Mos më shiko kështu se në foto dal yll.
43. "Imagjino të ishe e bukur ti, sa p*rdhë do kishe." Më ka ngelur akoma shenjë kjo.
44. Ha mish ti? Se unë kam ngrënë 60 zogj brenda një muaji.
45. I thashë që jam vegjetariane. Tha: "Epo me mua do hash mish."
- 16 shqiptarë tregojnë bisedat më të çuditshme me klientët në call center
- Shqiptarët tregojnë çfarë bënë për herë të parë në karantinë dhe vazhdojnë e bëjnë ende
- Këta 20+ shqiptarë u pushuan nga puna për arsyet më të pabesueshme
- 25+ çuna shqiptarë tregojnë disa nga gjërat që i bezdisin më shumë te gocat
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.