Kinema & TV

Publikohet traileri i filmit më të përfolur për momentin, 'House Of Gucci'

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2021

Publikohet traileri i filmit më të përfolur për momentin,

Lini për pak çfarë keni në dorë për momentin dhe shihni trailerin e filmit më të diskutuar kohët e fundit: House of Gucci!

Në rast se nuk keni patur internet kohët e fundit: Lady Gaga dhe Adam Driver prej kohësh po xhirojnë për "House of Gucci" që portretizon jetën e themeluesit të Gucci-it, Maurizio Gucci dhe bashkëshortes së tij, Patrizia Reggiani.

Së fundmi, përmbledhjen e çfarë do të shihni në film e gjeni më poshtë, deri në momentin kur gruaja Reggiani akuzohet dhe dënohet për vrasjen e së shoqit në 1995-ën.

Gaga- që nga traileri na kujton sërish se ka potencial për të qenë një yll filmash dhe fituese e çmimeve Oscar, është futur nën petkun e personazhit për të bërë më të mirën e saj. 

Sigurisht, theksi i saj unik s'mund të mos tërheqi vëmendjen e të gjithëve, sidomos kur në fund të trailerit thotë "Father, son, House of Gucci", ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Pritet që premiera e filmit të mbahet në 24 nëntor, kështu që deri atëherë, na duhet të presim dhe ca.

Publikohet traileri i filmit më të përfolur për momentin,

Burimi: BuzzFeed

MOS I HUMBISNI