Anonim të lutem

16 shqiptarë tregojnë bisedat më të çuditshme me klientët në call center

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2021

16 shqiptarë tregojnë bisedat më të çuditshme me

Nëse keni punuar ndonjëherë në call center (zyrë ku trajtohen një numër i madh i thirrjeve telefonike dhe zakonisht ofrohet shërbim ndaj klientit), me siguri që keni pasur biseda të sikletshme me klientët. Nëse jo, ja disa të tilla:

1. “Punoj në call center dhe flas me gjithë Europën. Më qëlloi një telefonatë nga Anglia. Çdo gjë shkoi shumë mirë, derisa në një moment më ndalon së foluri dhe më thotë, “Wait a minute” (prit një minutë). Me theks shqiptar. Aty e kuptiova që ishte shqiptar, sepse deri më parë e kishte theksin shumë mirë, emrin Anton, diçka e tillë. Më del gruaja dhe më kërkonte llogari se pse po merrja në telefon burrin e saj. Nuk më besonte që po e merrja për punë.”

2. I thashë një klienteje “Can I kill you later?” në vend të “Can I call you later?” (“A mund të të vras më vonë?” në vend të “A mund të të telefonoj më vonë?”).

3. Sapo erdhi një vajzë e re te puna dhe po e mësonim se si të fliste me klientët për t’i propozuar produkte me ulje. Telefonata e parë: “Përshëndetje z.Zeqir”. Klientja ja kthen: “Jam Zeqirja me zë burri. E kam zërin si burrë dhe shokët e burrit më ngatërrojnë me burrin”.

4. Klienti kishte telefon të vjetër me butona dhe nuk dinte ta mbyllte. Kisha 5 minuta që i shpjegoja që duhej të shtypte butonin e kuq. Ishte i moshuar. Në një moment i them, “Përplase në tokë”. E thashë në formë shakaje, vetëm kur dëgjoj një zhurmë. E pyeta se çfarë bëri dhe më tha që e përplasi në tokë. “Nuk u fik. Ta përplas prapë?” më tha. Nuk e di, por aq shumë kam qeshur.

5. Punoja në call center dhe po flisja me një klient për sondazhe televizive. Më tha që s’mund të fliste sepse ishte “autista”. U ndjeva keq që po e bezdisja dhe i kërkova të falur. I thashë edhe që nuk do ta shqetësoja më dhe ia mbylla telefonatën. Supervizori më pyeti: “Ç’pate moj? Pse ja mbylle”. Ishte autik i thashë. “Të tha autista moj. Ishte shofer kamioni” më tha supervizori.

6. Punoja në call center dhe po i prezantoja disa oferta telefoni. Ai ishte në hotel duke bërë seks. Unë insistoja ta bindja, pastaj dëgjova disa pasthirrma. U ndjeva në siklet. Më tha që numrin e mban fshehurazi gruas dhe nuk bën oferta se e përdor vetëm për të dashurën e tij.

7. Një e moshuar e huaj kërkonte që të bënte seks me mua në natyrë.

8. Isha duke folur me një të moshuar dhe po i bëja konfirmimin e të dhënave. Pas çdo të dhëne thoja “perfetto” (perfekt). Kur arrita te gjendja civile, e pyeta “siete coniugata?” (je e martuar?). Më tha, “no, sono vedova” (jo, jam e ve). Unë që i them: Perfetto.

9. Po flisja me dikë. Biseda:
- How are you today miss? (Si jeni sot zonjë?)
- I’m dying. (Po vdes)
- Oh, so good to hear that! (Oh, më vjen mirë që e dëgjoj).

Një fytyrë më ikte, një më vinte.

10. Punoja në call center dhe po flisja me një të moshuar angleze. Ajo më tha, “Darling, I’m dying” (E dashur, po vdes). Unë e dëgjova sikur tha “jam në dietë”. I thashë “Është një vendim shumë i mirë, më vjen mirë për ty”.

11.  E bëja me zor punën në call center dhe bëja shumë gabime. Një klienti, në vend që t’i thoja “I’m calling you from California” (Po të telefonoj nga Kalifornia), i thashë “I’m calling you from Klanifornia”.

12. Një klient italian më tha, “Dua të bëj seks me ty, ti do?”. Unë nuk e kuptova mirë dhe i thashë, “Faleminderit! Të kontaktoj më vonë”.

13. Një e moshuar italiane më thotë, “Mio marito è deceduto da poco” (im shoq ndërroi jetë së fundmi). Unë i them, “Më bëhet qejfi”. Mendoja që vetëm “morto” thuhej për të vdekurit.

14. Nga emri i tij (Jonuz) e kuptova që ishte shqiptar dhe e pyeta, “Jeni shqiptar?”. “Jo, jam italian” më tha shqip.

15.  I thashë, “Shko te Settings” (te telefoni), më tha: “Aa e kam larg, jam në fshat. Nuk iki dot.”

16. Një kliente në telefon me emrin Boronica. Padashje i thashë Burbuqe. U ofendua.

- Mbërritur te Anabel Media në Instagram.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.