Nicole Kidman aktualisht është duke xhiruar për serialin e Apple TV+, "Roar", dhe për rolin ajo ka një pamje të re: një prerje pixie në "bjonde luleshtrydhe".
Kjo ka shumë të ngjarë të jetë një paruke, por gjithsesi: Kidman duket kaq ndryshe! Në jetën e vërtetë, aktorja nuk i ndryshon shumë flokët. Në pjesën më të madhe ka patur flokë të gjatë dhe biondë, por për rolet - ajo është shndërruar herë pas here dhe bashkë me të, edhe flokët.
Vieë this post on Instagram
Në foton e postuar, aktorja ka përdorur hashtagun #FemaleFilmmakers (kineastet gra), ndoshta për të rikujtuar dhe njëherë zotimin që bëri përpara 4 vitesh: Për të punuar me një regjisore grua çdo 18 muaj.
Më poshtë, shihni dhe disa ndryshime të tjera në look ndër vite të aktores: