Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos e konsideroi “ditën më të mirë të jetës” fluturimin në hapësirë, së bashku me tre shokë ekuipazhi, mes tyre edhe vëllai i tij, Mark.
Raketa New Shepard e miliarderit u ul në shkretëtirën e Teksasit pas një fluturimi suborbital që zgjati 11 minuta, por mjaftoi që të vendoste disa rekorde për kompaninë e tij, Blue Origin.
Wally Funk, një pionere 82-vjeçare e aviacionit që u stërvit si astronaute në vitet 1960, është njeriu më i vjetër që fluturon në hapësirë. Oliver Daemen, 18 vjeç, një student nga Hollanda, është njeriu më i ri që paguan për të shijuar eksperiencë të tillë.
Njeriu më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 206 miliardë dollarësh, Bezos, 57 vjeç, spërkati shampanjë pasi kapsula e raketës New Shepard u ul me sukses, pas 15 fluturimesh provë.
Blue Origin video from inside the New Shepard capsule in space:
— Michael Sheetz (@thesheetztweetz) July 20, 2021
Jeff Bezos: “Who wants a Skittle?” pic.twitter.com/SUO6sAYZAE
"Ishte dita më e mirë ndonjëherë", tha Bezos pasi doli nga kapsolla, duke shtuar se ai ndihej "shumë mirë" dhe të pranishmit e tjerë ishin "një ekip shumë i lumtur".
The crew capsule carrying Jeff Bezos has successfully landed after travelling into space. https://t.co/enNUiB9jjU pic.twitter.com/k6bixiziKH
— CNN (@CNN) July 20, 2021
Megjithatë, Bezos po përballet me kritika për faktin që po shpenzon para për hapësirën, mes shqetësimeve për kushtet e punës në Amazon dhe problemet e planetit.
Në një konferencë shtypi pas fluturimit të martën, Bezos tha se sipërmarrja e re kishte përforcuar angazhimin e tij për të trajtuar krizën e klimës dhe është duke përdorur New Shepard si një gur drejt kolonizimit të hapësirës për të mirën e Tokës.
"Ne do të ndërtojmë një rrugë për në hapësirë në mënyrë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, të mund të ndërtojnë të ardhmen. Kjo nuk ka të bëjë me arratisjen e Tokës ... Ky është i vetmi planet i mirë në sistemin diellor dhe ne duhet të kujdesemi për të. Kur shkoni në hapësirë dhe shikoni sa e brishtë është, doni të kujdeseni edhe më shumë për të.”