
Salsano Rrapi festoi ditëlindjen pa e ditur se e priste një festë e madhe surprizë buzë detit.

Bashkëshortja, vajzat, miqtë dhe kolegët e pritën aktorin e humorit për të festuar bashkë me të, por ky i fundit s'kishte asnjë ide që aty nga mesi i ditëlindjes do të bëhej edhe "dhëndër".

Nga fotot e publikuara në llogaritë e Instagram-it të Xhemi Shehut, aktores së Portokallisë, Albana Perhati, etj, Salsano dhe partnerja e tij prej shumë vitesh Erjona Kakeli shkëmbyen unazat pranë detit, miqve më të afërt dhe dy vajzave të tyre.

E veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, Erjona duket se kishte organizuar gjithçka në fshehtësi të plotë.