Në Kanën e Francës është mbajtur edicioni i 74-të i Festivalit të njohur të Filmit. Mes qindra yjesh të kinematografisë dhe të ftuarish që parakaluan para kamerave, në tapetin e kuq ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë event nga bashkëshortja dhe vajza e tyre e vogël.
Në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Filmit në Kanë garuan dhe dy produksione nga Kosova, filmi me metrazh të shkurtër "Pa vend" me regji të Samir Karahodës dhe filmi i metrazhit gjatë, "Luaneshat e Kodrës", me regjisore Luana Bajrami.
Në Instagram, Albin Kurti theksoi se "nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes ka përzgjedhur dhe produksione nga Kosova".
Vieë this post on Instagram