Health

OBSH kërkon auditim të laboratorëve kinezë ku u identifikua koronavirusi

OBSH kërkon auditim të laboratorëve kinezë ku u identifikua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të premten për një auditim të laboratorëve kinezë ku u identifikuan rastet e para të Covid-19, si pjesë e hetimit për origjinën e pandemisë.

Kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, propozoi auditimin gjatë një takimi me vendet anëtare të organizatës. Ai tha se për të çuar hetimin përpara ishte e nevojshme të kryheshin "kontrolle të laboratorëve përkatës dhe institucioneve kërkimore aktive në rajonin ku rastet e para u identifikuan në dhjetor të vitit 2019".

Kërkesa e tij erdhi një ditë pasi tha se ishte e parakohshme të përjashtohej një lidhje e mundshme midis pandemisë dhe një “rrjedhjeje laboratorike”. Ai gjithashtu nxiti Kinën që të ishte më transparente, duke nënvizuar se aksesi në të dhënat e papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar burimin e Covid-19.

Përveç kontrolleve të laboratorëve kinezë, OBSH gjithashtu dëshiron të kryejë "studime të integruara të njerëzve, jetës së egër, kafshëve, fermave dhe mjedisit" dhe "studime që u japin përparësi zonave gjeografike ku qarkullimi i SARS-CoV-2 është raportuar më herët.”

Përpos kësaj, OBSH bëri thirrje për "studime në lidhje me tregjet e kafshëve në dhe rreth Wuhan-it [ku u raportua për herë të parë virusi], duke përfshirë studime të vazhdueshme të kafshëve të shitura në tregun me shumicë” si dhe "studime në lidhje me aktivitetet e gjurmimit të kafshëve, më shumë punë në epidemiologji dhe epidemiologji molekulare, përfshirë sekuencat e hershme të virusit.”

Të premten, Pekini hodhi poshtë kritikat e kreut të OBSH-së për pretendimin e mungesës së bashkëpunimit të Kinës. Më parë, autoritetet në Kinë e kanë përshkruar teorinë se virusi mund të ketë dalë nga një laborator i Wuhan-it si "absurde". Madje në Kinë janë promovuar teori që thonë se virusi është importuar nga prodhime deti të ngrira.

Ekipi i ekspertëve të OBSH-së që udhëtoi drejt Kinës, u shpreh në mars se me shumë gjasë, koronavirusi është transmetuar nga lakuriqët e natës te njerëzit përmes një kafshe tjetër.

Burimet: Associated Press, Euronews

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

WHO requires audit of Chinese laboratories where coronavirus was identified

OBSH kërkon auditim të laboratorëve kinezë ku u identifikua

The World Health Organization (WHO) on Friday called for an audit of Chinese laboratories where the first cases of Covid-19 were identified as part of an investigation into the origin of the pandemic.

The head of the WHO, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, proposed the audit during a meeting with member countries of the organization. He said that in order to advance the investigation it was necessary to carry out "checks of relevant laboratories and active research institutions in the region where the first cases were identified in December 2019".

His request came a day after he said it was premature to rule out a possible link between the pandemic and a "laboratory leak". He also urged China to be more transparent, noting that access to raw data was a challenge for the international team that traveled to China earlier this year to investigate the source of Covid-19.

In addition to Chinese laboratory inspections, the WHO also wants to conduct "integrated studies of humans, wildlife, animals, farms and the environment" and "studies that prioritize geographical areas where SARS-CoV-2 turnover has been previously reported." ”

In addition, the WHO called for "animal market studies in and around Wuhan [where the virus was first reported], including ongoing studies of animals sold in the wholesale market" and "studies in relation to animal tracking activities, more work in epidemiology and molecular epidemiology, including early virus sequences. ”

On Friday, Beijing rejected the WHO chief's criticism of China's lack of co-operation. Earlier, authorities in China described the theory that the virus may have come from a Wuhan lab as "absurd." Theories have even been promoted in China that say the virus was imported from frozen seafood.

The WHO team of experts that traveled to China said  in March that most likely, the coronavirus was transmitted from bats to humans through another animal.

Burimet: Associated Press, Euronews