Anonim të lutem

Shqiptarët tregojnë çfarë bënë për herë të parë në karantinë dhe vazhdojnë e bëjnë ende

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2021

Shqiptarët tregojnë çfarë bënë për

Pandemia: Një vit i pazakontë dhe i pasigurt; javë të tëra në karantinë; të gjendur brenda shtëpisë pothuajse gjatë ditë ditës; një stil i ri jetese; zakone të reja. Administratorja e profilit të Anabel në Instagram, Margo, pyeti ndjekësit për gjërat që bënë për herë të parë gjatë pandemisë/karantinës, të cilat i bëjnë ende dhe do t’i vazhdojnë edhe kur t’i rikthehemi normalitetit.

Një pjesë e mirë e tyre përmendën aktivitetin fizik në shtëpi dhe dietën ushqimore të shëndetshme. Të tjerë u shprehën se i kushtojnë më shumë rëndësi kujdesit të lëkuës. Të shumtë në numër qenë njerëzit që përmendën trajnimet online, meditimin dhe leximin e librave. Disa zbuluan talente që nuk mendonin se i kishin e disa nisën një hobi të ri.

Ja disa prej përgjigjeve:

1. Trajnimet online – informacioni është fuqi.

2. Ushtrimet fizike në shtëpi.

3. Kujdes i mirëfilltë për lëkurën.

4. Kam filluar të shkruaj.

5. Kam mësuar të pikturoj.

6. Të kursej sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh.

7. Bleva biçikletë dhe do ta përdor gjithmonë.

8. Mësova të pi kafe turke dhe vazhdoj e pi ende.

9. Smart – work.

10. Yoga.

11. Meditim.

12. Dezinfektoj duart dhe telefonin sa herë kam kontakte me njerëz apo prek sipërfaqe që preken nga shumë të tjerë.

13. Shoh seriale anime. Më parë nuk i kisha parë kurrë.

14. Mësova të zgjohem në orën 4 të mëngjesit.

15. Mësova si të memorizoj më shpejt leksionet.

16. Leximi i një libri në javë.

17. Nisa të lexoj për herë të parë libra motivues ose psikologjik dhe po vazhdoj ende. Nuk e dija që do më pëlqenin aq shumë.

18. Urreja vrapin. Tani e adhuroj.

19. Kafeja e mëngjesit në shtëpi, me një filxhan të madh, në ballkon. Më shijon shumë.

20. Lidhja më e fortë me natyrën.

21. Të gatuaj më shëndetshëm.

22. U bëra vegjetariane.

23. Të mos përdor makeup në përditshmëri.

24. Qëndrimi vetëm të paktën 1 orë në ditë.

25. Të pi shumë ujë.

26. Të plotësoj dietën ushqimore me vitamina.

27. Të shijoj gjërat e vogla në jetë.

28. Të mos i marr gjërat e mirëqena dhe të lexoj një libër në muaj.

29. Nisa të bëjsa skica dhe tani kam një bllok të tërë me to.

30. Mësova vetë t’i bie kitarës. Nuk di shumë mirë, por jo keq.

31. Nisa të mësoj gjermanisht dhe kuptova që i adhuroj gjuhët e huaja. Së shpejti do të nis kurse profesionale.

32. Kam nisur të shoh më shumë seriale.