Kur Jeff Bezos njoftoi se do të ishte në bordin e fluturimit të parë me njerëz, të Blue Origin në hapësirë, shumë u habitën, duke marrë parasysh që kompania nuk ka dërguar kurrë njerëz në hapësirë. Të jesh i pari, ndoshta të jep të drejtën për t'u mburrur, por është gjithashtu e rrezikshme.
Sigurisht, arsyeja që Bezos kërkoi një vend në raketën New Shepherd më 20 korrik, është thjesht sepse ai mundet dhe zotëron një kompani që dërgon raketa në hapësirë. Gjithashtu, në garën kundër shokëve të tij miliarderë me ambicie hapësinore, kryesisht Elon Musk dhe Richard Branson, të cilët zotërojnë përkatësisht SpaceX dhe Virgin Galactic, Bezos do të ishte i pari. Kjo është përsëri, arsye e drejtë për t'u mburrur.
Shumica prej nesh mburret për gjëra shumë më të zakonshme. Shpresojmë që fqinjët tanë të vërejnë se jemi duke ecur me një makinë të re, ose themi se sa mirë e flasin anglishten fëmijët tanë në shkollë etj.
Sidoqoftë, ndodhi që këtë "garë", për të cilën Bezos foli kaq shumë, në fakt nuk e fitoi ai. Më 11 korrik, në 9 të mëngjesit, Richard Branson nisi udhëtimin e tij hapësinor, përpara Bezos.
Sigurisht, kjo çoi në një luftë të vogël mes të dyve, ndoshta pak pasivo-agresive. Blue Origin, në një postim, nënvizoi se "udhëtimi i Branson nuk do të llogaritej si fluturim hapësinor pasi nuk do të kalonte linjën 100 km Kármán", e cila është pengesa e përdorur zakonisht për hapësirën në shumicën e vendeve. U tha se "fluturimi i Branson do të shkojë vetëm mbi 80 km".
From the beginning, Neë Shepard ëas designed to fly above the Kármán line so none of our astronauts have an asterisk next to their name. For 96% of the ëorld’s population, space begins 100 km up at the internationally recognized Kármán line. pic.tëitter.com/QRoufBIrUJ
— Blue Origin (@blueorigin) July 9, 2021
Kompania bashkoi një grafik që vuri në dukje ndryshimin në dy udhëtimet, sepse sipas raporteve "Bezos nuk ishte i lumtur". Kjo është shumë e rëndësishme për të dhe madje, në një postim në Instagram, Jeff thotë se "e ka ëndërr të përjetshme".
Megjithatë, po kaq e rëndësishme ka qenë e gjitha edhe për Branson, kompania "Virgin Galactic" e të cilit, ka qenë në garën hapësinore prej vitesh, por zakonisht ka mbetur nën hijen e kompanive të profileve më të larta, drejtuar nga Elon Musk dhe Jeff Bezos. Të thuash "i munda të dy", është një veprim i shkëlqyer PR-i për Branson.
Thënë këto, është e qartë që Bezos, me të drejtë, të jetë i zemëruar. Prandaj, përgjigjja e tij në Instagram "vlen të përmendet", thonë shumë ekpsertë të biznesit.
Edhe nëse kjo luftë është midis miliarderëve dhe lodrave të tyre hapësinore, në planin afatgjatë, aventura dhe eksplorimi janë të mira për të gjithë ne. Dhe, në këtë këndvështrim, kjo është diçka e mirë edhe për Bezos dhe Blue Origin. Një fluturim i pasuksesshëm për Branson sigurisht që do të vinte në pritje udhëtimin e Bezos. Do të ishte një katastrofë dhe do të vendoste eksplorimin e hapësirës private vite, nëse jo dekada mbrapa. Kështu, Bezos shkroi:
"Richard Brenson, të uroj ty dhe gjithë skuadrës, një fluturim të suksesshëm dhe të sigurt nesër. Paçi fat!"
Vieë this post on Instagram
Pra, dhe pas një kundështrimi të vogël, Bezos i uroi suksese rivalit dhe ky është pikërisht lloji i përgjigjes emocionalisht inteligjente që çdo udhëheqës duhet të ketë.
Burimi: The Inc