Argjentina fitoi trofeun e parë që nga viti 1993 – dhe Lionel Messi fitoi për herë të parë një kupë me ekipin kombëtar – pasi mundi Brazilin 1-0 në finalen e Copa America 2021. Një gol në pjesën e parë nga Angel Di Maria mjaftoi për fitoren, ndërkohë që skuadra pati rezultate të kanaqshme gjatë gjithë kampionatit me kontributin e Messi-t.
Pavarësisht fitoreve individuale, Messi nuk kishte arritur kurrë të çonte drejt fitores ekipin kombëtar. Ai ishte i pranishëm në vitin 2007 në Copa America dhe Argjentina humbi në finale me Brazilin me një rezultat 3-0. Në vitin 2011, kur kampionati i Copa America u organizua në Argjentinë, sërish ekipi u skualifikua në çerekfinale.
Pastaj në vitin 2014, Argjentina humbi në finalen e Kupës së Botës ndaj Gjermanisë. Në vitin 2015, sërish Argjentina humb në finalen e Copa America kundër Kilit. Ndërkohë në vitin 2018, në Kupën e Botës bëri një paraqitje jo shumë të fortë, ndërsa në Copa America 2019 nuk kishte asnjë shans.
#CopaAmérica ?
— Copa América (@CopaAmerica) July 11, 2021
¡A los pies de la copa! Enorme festejo del plantel argentino con su gente ??
?? Argentina ? Brasil ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/Sgr48GOBkR
Thënë këto, fitorja ndaj Brazilit, rivali më i fortë, ishte e rëndësishme jo vetëm për Argjentinën, një ekip me shumë emër, por që ka vite që nuk shkëlqen, por edhe për vetë Messi-n, një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit që ka shkëlqyer në shumë kampionate, por kurrë me ekipin kombëtar. Të paktën jo aq shumë sa çonte drejt fitores.
Kjo fitore e parë mund të jetë edhe e fundit. Kujtojmë se Messi është 34 vjeç dhe është e paqartë edhe sa gjatë do të jetë aktiv në futboll.
? Le das la copa al fin al vencedor ?? pic.twitter.com/xtC6GJJJZT
— Selección Argentina ?? (@Argentina) July 11, 2021
Burimet: Guardian, CBC Sport