Përgjithësisht, veshjet e ekipeve kombëtare të sportit lidhen me ngjyrat e flamurit të shtetit përkatës, por jo gjithmonë. E keni menduar ndonjëherë pse ekipi gjerman i futbollit e ka fanellën kryesore në ngjyrë të bardhë, kur flamuri i Gjermanisë ka ngjyrën e zezë, të kuqe dhe të verdhë? Po Italia, pse luan me blu dhe jo me një nga ngjyrat e flamurit (jeshile, e bardhë, e kuqe)? Për këto dhe të tjera, lexoni në vijim.
Italia
Flamuri
Fanella
Historia: Ashtu si shumë ekipe në fillim të shekullit XX, Italia debutoi me fanella të bardha në ndeshjen kundër Francës në vitin 1910. Por një vit më vonë, u vendos që Italia të luante me ngjyrën blu karakteristike, një zgjedhje e natyrshme që buronte nga bluja e Savojës, e përdorur nga Shtëpia e Savojës, që sundonte Siçilinë dhe më vonë u bë sundimtare e plotë e gjithë Italisë, deri në shpalljen e republikës në vitin 1946.
Katër mbretërit e fundit të Italisë, Victor Emmanuel II, Umberto I, Victor Emmanuel III dhe Umberto II ishin të gjithë nga Shtëpia e Savojës.
Hollanda
Flamuri
Fanella
Historia: Ngjyra portokalli e ekipit hollandez daton shekuj më parë, veçanërisht gjatë shekullit të 16-të kur Hollanda udhëhoqi një revoltë kundër sundimit spanjoll në kërkim të pavarësisë. Gjatë luftës 80-vjeçare, Princi Ëilliam III i Anglisë, i njohur si William Orange ishte një nga udhëheqësit më të shquar që ndihmoi në çlirimin e Hollandës.
Gjermania
Flamuri
Fanella
Historia: Sipas librit me titull “All the Colors of Football” nga Sergio Salvi dhe Alessandro Savorelli, ekipi gjerman vishet me të bardha sepse Federata Gjermane e Futbollit u themelua në 1900 kur e bardha ishte ngjyra kombëtare e vendit.
Japonia
Flamuri
Fanella
Historia: Ekipet kombëtare të Japonisë veshin ngjyrën blu, edhe pse flamuri japonez nuk ka blu. Në fakt, kjo ngjyrë u shndërrua në ngjyrë fatsjellëse në Japoni pasi ekipi japonez i futbollit e mbajti veshur për herë të parë në vitin 1936 gjatë Lojërave Olimpike dhe mundi ekipin suedez 3-2. Që nga ajo kohë, ekipet sportive japoneze filluan të vishnin blu.
Australia
Flamuri
Fanella
Historia: Ngjyra e verdhë përfaqëson Acacia pycnantha, e cila është lulja kombëtare e Australisë.
Venezuela
Flamuri
Fanella
Historia: Ekziston një polemikë e madhe pse ekipet venezueliane veshin të kuqe të errët. Një shpjegim është se kur përzieni tre ngjyrat që përbëjnë flamurin e Venezuelës, blu, të verdhë dhe të kuqe, krijohet ngjyra e kuqe e errët, por ky interpretim nuk është i vërtetë, sepse kur përzihen këto ngjyra, krijohet ngjyra vjollcë. Ka nga ata që thonë se ngjyra e kuqe e errët ishte ngjyra e ushtrisë venezueliane dhe shpjegimi i tretë, thotë se federata venezueliane donte që ekipi të dallohej nga ngjyrat e ekipit të Kolumbisë dhe Ekuadorit.
Kuvajti
Flamuri
Fanella
Historia: Deti dhe qielli janë të rëndësishëm në Kuvajt sepse tregojnë lidhjen e njerëzve me gjuetinë e perlave si dhe hapësirën e gjerë të universit.
Burimet: MBC, AS, Goal.com