Shendeti i Burrit

Çfarë është ‘penisi veror’ dhe sindroma e penisit veror

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2021

Çfarë është ‘penisi veror’ dhe sindroma e

Penisi veror dhe sindroma e penisit veror janë dy gjendje të ndryshme.

Penisi veror nuk është një gjendje e njohur mjekësore. Bazohet te thëniet se gjatë verës penisi duket të jetë më i madh, ndërsa gjatë dimrit më i vogël.

Megjithëse nuk ka mbështetje mjekësore për këtë pretendim, ka një numër shpjegimesh për pretendimin, duke përfshirë:

- Gjatë verës, njerëzit hidratohen më shumë. Hidratimi i duhur mund t’i japë penisit pamjen e një madhësie më të madhe.
- Enët e gjakut mund të zgjerohen për të rregulluar nxehtësinë gjatë ditëve me temperatura të larta në verë dhe të tkurren si reagim ndaj të ftohtit në dimër. Ky zgjerim/tkurrje mund të ndikojë te mënyra si perceptohet pamja e tij gjatë verës në krahasim me dimrin.

Ndërsa sindroma e penisit veror është një gjendje mjekësore sezonale. Ajo karakterizohet nga skuqje, ënjtje dhe kruarje të lëkurës së penisit dhe zakonisht shkaktohet gjatë muajve të verës nga pickimet e një lloji merimangeje. Gjendja zakonisht trajtohet me medikamente oralë, kompresa të ftohta, kremra etj.

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI