Pas një rezultati 3-3, u desh që ndeshja e vështirë midis Francës dhe Zvicrës të shkonte drejt penalltive, aty ku edhe u vulos fitorja e kësaj të fundit si rezultat i një goli të humbur nga Kylian Mbappé, një nga yjet më të rinj të Francës dhe futbollit ndërkombëtar.
Pas shumë reagimesh në rrjete sociale, shumica e tyre në mbështetje të Mbappé, futbollisti reagoi duke thënë:
“Është e vështirë të ndërrojmë faqen. Trishtimi është i madh pas këtij eleminimi, ne nuk mundëm të arrinim qëllimin tonë. Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja ekipin, por nuk arrita. Të fle do të jetë e vështirë, por fatkeqësisht janë uljet dhe ngritjet e këtij sporti që e dua shumë. E di që jeni zhgënjyer, por dua ende t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë keni besuar te ne. Gjëja më e rëndësishme është të ngrihesh më i fortë për sfidat e ardhshme.”
View this post on Instagram
Në një intervistë për beIN Sports pas ndeshjes, kapiteni i ekipit të Francës, Hugo Lloris, u shpreh se “në futboll, ne fitojmë ose humbim bashkë”.
“Jemi të gjthë përgjegjës për eleminimin. Është e dhimbshme dhe nuk duhet ta drejtojmë gishtin te një vend. Luftuam së bashku me një kundërshtar. Duhet të përmendim edhe ekipin e Zvicrës, ishin të shkëlqyer.”
Pelé, ish-futbollisti brazilian i konsideruar si një nga më të mirët në histori, postoi në Twitter:
“Ngrije kokën, Kylian! Nesër është dita e parë e një rrugëtimi të ri.”