News

Bashkia e Tiranës rikthen abonenë e përgjithshme

Bashkia e Tiranës rikthen abonenë e përgjithshme

Bashkia e Tiranës, duke filluar nga data 1 korrik, do të rikthejë shitjen e abonesë së përgjithshme për qytetarët që përdorin transportin publik, ndonëse fillimisht ishte parashikuar që aboneja e përgjithshme të dilte në treg në shtator.

Euronews.al raporton se Këshilli Bashkiak miratoi vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor arriti të kryejë më shpejt procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.

Vendimi për të hequr nga qarkullimi për tre muaj abonenë e përgjithshme shkaktoi pakënaqësi të shtuar tek qytetarët, të cilët zhvilluan protesta dhe e konsideruan këtë akt si të dëmshëm.

“Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’ju kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim. Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (qershor, korrik, gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.” – u tha në njoftimin e fundit të majit.

Për shkak të përshpejtimit të procesit, nxitur ndoshta edhe nga protestat e qytetarëve, aboneja e përgjthshme do të mund të blihet duke filluar nga data 1 korrik.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

The Municipality of Tirana restores the general subscription

Bashkia e Tiranës rikthen abonenë e përgjithshme

The Municipality of Tirana, starting from July 1, will resume the sale of the general season ticket for citizens using public transport, although it was originally planned that the general season ticket would be released in September.

Euronews.al reports that the Municipal Council approved the decision, as during June the Directorate of Transport and Road Traffic managed to complete the process of collecting data for the city transport service.

The decision to remove the general subscriber from circulation for three months created increased dissatisfaction among the citizens, who staged street protests, calling this act harmful.

“The Municipality of Tirana has planned a three-month period for carrying out verifications and measurements for the reorganization and restructuring of the transport service. During this period, the Municipality of Tirana will ask the public transport operators of the city to return to full terms of service, according to the terms of the contract, respecting the technical conditions before the pandemic and providing full service with 100% of the capacity of tools in operation. For this reason, the general public transport subscription will be removed from circulation only for a temporary period of 3 months (June, July, August), in order to adapt the travel structure to the new travel volumes, as well as the decisions that will relate to line itineraries, frequencies, service conditions, during the period of full service.

Due to the acceleration of the process, probably prompted by the protests of the citizens, the general season ticket will be available starting from July 1.