Vera ka hyrë fuqishëm dhe mendimet tona në 90% të kohës janë tek deti, perëndimet e diellit dhe gjithë ç'shijon më shumë gjatë kësaj periudhe. Mes gjithë krijesave që jetojnë në botën nënujore, ajo më e preferuara dhe më mitikja mbetet sirena!
Kë nuk ka shoqëruar për vite me radhë gjatë fëmijërisë ideja e një krijese që është gjysmë grua dhe gjysmë peshk? Fantazia jonë, është pasuruar edhe moria e filmave që në qendër të tyre kishin një histori sirene. E dimë që ju kthyem shumë vite pas vetëm duke ju kujtuar këtë, por prisni kur të shihni titujt më poshtë.
1. The Little Mermaid a.k.a Princesha Ariel!
Filmi më i famshëm i të gjithë kohërave! Shijon njësoj si 5, 10, 15 apo 30 vjeç.
2. The Thirteenth Year
Në ditëlindjen e tij të 13-të ky djalë vë re diçka ndryshe në trupin e tij. Filluan t'i dalin luspa dhe gjejeni çfarë? Eshtë një triton!
3. Aquamarine
Ka nevojë për përshkrim filmi legjendar i adoleshencës sonë?
4. Splash
Një djalë i ri, Tom Hanks shpëtohet nga një sirenë dhe dekada më vonë, kur e sheh sërish bie në dashuri me të. Eshtë një botë që i ndan, prandaj duhet të zgjedhë. Tokën me njerëzit apo detin me sirenën e tij.
5. The Shape of Water
Keni menduar ndonjëherë që njeriu mund të bjerë në dashuri me një krijesë që i ngjan një sirene?
6. Lady in the Water
Një grua e re jeton në pishinën e një kompleksi pallatesh dhe çdo ditë ndodh diçka e çuditshme rrotull saj. Një krijesë e mban larg botës blu dhe asaj i duhet të luftojë me rrezikun.
7. Harry Potter and the Goblet of Fire
Sigurisht Harry Potter s'është film rreth sirenave, por për 20 minuta, magjistari i famshëm hipnotizohet prej tyre!
Burimi: Cosmopolitan