Ylli i Friends, 52 vjeçarja Jennifer Aniston, e ka zotëruar artin e të qenit miq me ish-at. Së fundmi, ajo u bashkua në një tryezë me ish-bashkëshortin, Brad Pitt në "Fast Times" dhe tha se "mes tyre nuk ka ngatërresa".
"Unë dhe Brad jemi shokë, jemi miq."
Në një tjetër intervistë ajo flet për marrëdhënien e saj me Brad.
"Po, ne flasim dhe nuk ka asgjë të çuditshme, përveç ndoshta asaj që njerëzit prisnin se do të shihnin ose që donin të shihnin. Ne u argëtuam shumë!"
Aniston ishte e martuar me aktorin nga 2000 deri në 2005-ën. Aktori u shfaq me të për herë të parë në vitin 2001 në një episod të "Friends". Çifti rindezi miqësinë, por edhe thashethemet për një ribashkim në 2019-ën, kur ai u shfaq në ditëlindjen e 50 të Jennifer.
Aktorja më vonë është martuar me Justin Theroux, 49 vjeç, nga 2015 ne 2017. Pak kohë më parë, të dy thanë se "janë ende miq të mirë" dhe "shpesh flasin në FaceTime me njëri-tjetrin".
Në intervistën e fundit me People, Jennifer tha se "shpreson të gjejë një partner fantastik".
"O Zot, nuk e di", tha Aniston rreth një martese tjetër. "Nuk është në planet e mia, por jam e interesuar të gjej një partner fantastik dhe thjesht të jetoj një jetë të kënaqshme dhe të argëtohemi me njëri-tjetrin. Kjo është gjithçka që shpresoj. Nuk ka nevojë të gdhendet në dokumente ligjore."
Sa i përket potencialit të takimeve në internet, Aniston tha:
"Absolutisht jo. Unë do të qëndroj vetëm në mënyrat normale të takimit. Duke kërkuar që dikush të më pyesë."
Burimi: People