Më 4 shkurt, Miley Cyrus postoi një video të saj duke vrapuar dhe kënduar njëkohësisht. Teksa lëvizte me shpejtësi në pistë, ylli i muzikës pop këndon dhe "Rebel Girl" në të njëjtën kohë. Frymëzuar nga Miley, të njëjtën gjë ka bërë edhe Lizzo, me këngën e saj "Cuz I Love You".
Vieë this post on Instagram
Sfida e #MileyChallenge nisi shumë shpejt, por mesa duket po vazhdon edhe në ditët e sotme. Njerëzit në TikTok po e provojnë dhe po tregojnë përshtypjet e tyre.
Vieë this post on Instagram
Madje, dikush (Rachel Varina) shkroi një artikull të tërë për sfidën.
"U përpoqa të këndoj dhe të bëj vrap njëkohësisht si Miley dhe ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. E nisa me pak stretching për të nxehur trupin dhe mendova: 'Okay, sa e vështirë mund të jetë?'
Përgjigjja: Shumë më e vështirë se sa e mendoja unë."
"Teksa vrapoja, ndjeja se po e humbja shpejt ritmin. S'bëhej fjalë të kapja nota apo të isha ritëm dhe po më merrej fryma. Kam bërë ndalesa dhe pushime të shkurtra shpeshherë."
"Dola në përfundimin se kjo stërvitje nuk është për mua, por s'mund të them që nuk do ta provoj prap. Ndoshta do ta filloj gradualisht derisa të arrij diçka."
"Ajo që dua të them është vetëm se respekti im për Miley-n, pasi pashë vështirësinë e sfidës është rritur. Bravo!"
View this post on Instagram
Burimi: Elite Daily, Bustle