Gjatë një interviste të fundit në The Late Show With James Corden, Margot Robbie zbuloi se fle me diçka shumë sentimentale për të.
"Ju lutem askush të mos e psikoanalizojë faktin që unë jam 30 vjeç dhe fle me një lepurush çdo natë", u shpreh ajo gjatë intervistës. "Gjithashtu, e di se çfarë po mendoni të gjithë. Ky arush nuk duket aspak si lepur."
Aktorja thotë se arushi ka një rëndësi të veçantë për të dhe ndihet ngrohtë dhe komode. Ajo shpjegoi se për të është aq i vyer, sa lejon vetëm mamanë e saj ta prekë.
"Në fakt, unë lejoj vetëm mamin që ta qepë/rregullojë dhe ta lajë. Për shkak të Covid, nuk e kam parë mamin prej dy vitesh thuajse. Prandaj, siç e shihni, duket pak i vjetëruar e i bërë si leckë."
Hm...në rregull, 30-vjeçarja fle me një arush. Aspak e çuditshme deri këtu. Po, Tom Ackerley, bashkëshorti i Margot - ç'mendim mund të ketë?!