Një tjetër çift i është shtuar listës së "ish-ave që rikthehen në krahët e njëri-tjetrit". Kylie Jenner, Travis Scott dhe vajza e tyre 3-vjeç, Stormi, morën pjesë në një event pak ditë më parë dhe kjo shënoi herën e parë që dyshja shihet publikisht pranë njëri-tjetrit që prej 2019-ës. Megjithatë, kjo nuk tregon që ata u rikthyen apo jo? E drejtë, ka diçka tjetër që na tregon për këtë.
Scott, e përfundoi fjalimin e tij në Parsons Benefit duke thënë:
"Stormi, të dua dhe wifey, të dua!"
*Wifey - rrjedh nga fjala 'wife' (grua, bashkëshorte) dhe zakonisht përdoret për ta thërritur me përkëdheli të dashurën.
Ndërsa Kylie ka postuar këto foto në Instagram:
Vieë this post on Instagram
Një rikthim i dyshes është përfolur dhe përgënjeshtruar vazhdimisht, që prej ndarjes së çifit, por tani nuk ka më vend për asnjë dyshim: Familja u bashkua!
Burimi: The Cut