Duket se organizatorët e Kampionatit Europian po përballen me një situatë jo fort të kënaqshme me disa nga sponsorët kryesorë. Pas Cristiano Ronaldos, mesfushori i Francës, Paul Pogba, bëri një veprim të ngjashëm.
Pogba u quajt “Njeriu i ndeshjes” pas fitores 1-0 të Francës ndaj Gjermanisë. Kur u ul për të komunikuar me mediat pas ndeshjes, futbollisti hoqi një shishe Heineken nga tavolina.
First Ronaldo with the Coca-Cola...
— Goal (@goal) June 16, 2021
Now Paul Pogba wasn't happy with the Heineken in front of him at his press conference ?? pic.twitter.com/SU1ifQPGOP
Pogba është praktikant i fesë myslimane dhe tifozët vënë në dukje se organizatorët kanë treguar mungesë respekti duke vendosur një shishe birre para tij. “Të vendosësh një pije alkoolike para një myslimani është mungesë respekti. Nuk mund ta fajësoni Pogba-n,” shkruan dikush në Twitter.
“Krejt e kuptueshme që si mysliman që është, Pogba nuk do të dëshironte të shihej duke promovuar birrë,” shkruan në tjetër. Njerëz të tjerë theksojnë se në fakt, birra e vendosur nuk përmban alkool, megjithëse “është krejt i kuptueshëm veprimi i tij”.
Heineken, një nga sponsorët zyrtarë të Kampionatit Europian, nuk ka komentuar.