Kylie Jenner dhe Travis Scott bashkë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, bënë një paraqitje në tapetin e kuq. Të tre morën pjesë në 72-vjetorin e Parsons Benefit (festë vjetore për rolin frymëzues dhe transformues që ka moda, dizajni dhe artet e tjera në botën e sotme) në New York, ku Travis u nderua.
Gjatë fjalës së tij, E! shkruan se Travis u shpreh:
“Stormi, të dua dhe ‘wifey’, të dua.”
“Wifey” është një mënyrë informale që ka kuptimin “grua”, ndërsa në gjuhën e përditshme i referohet edhe një gruaje e cila është në marrëdhënie serioze me dikë.
Ata pozuan bashkë
dhe Kylie postoi edhe një foto me Travis në Instagram, e para që pas premierës së dokumentarit “Travis Scott: Look Mom I Can Fly” në gusht të vitit 2019.
View this post on Instagram
Një muaj më parë, një burim për Entertainment Tonight u shpreh se ata “po përpiqen t’i rregullojnë gjërat”. Përpos kësaj, disa burime thanë se janë në një marrëdhënie të hapur, gjë që Kylie e mohoi.
Pavarësisht se nuk e kanë konfirmuar ribashkimin, nuk i kanë kursyer dedikimet e veçanta. Me rastin e Ditës së Nënës (që festohet në disa vende të botës) Travis publikoi një foto të Kylie-t me vajzën e tyre.
“Nga të gjitha gjërat e veçanta në jetë, të mëdhaja dhe të vogla, dashuria dhe butësia e një nëne është më e veçanta nga të gjitha.” – shkroi ai.
View this post on Instagram