Shqipëria

Pushime 2021: Gjithë rregullat dhe masat që duhen zbatuar gjatë këtij sezoni turistik!

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2021

Pushime 2021: Gjithë rregullat dhe masat që duhen zbatuar gjatë

Vera ka ardhur zyrtarisht dhe njerëzit janë gjithnjë e më shumë në pritje të rregullave të reja që lidhen me pushimet verore apo udhëtimet turistike jashtë vendit. Ministria e Turizmit, ka miratuar së fundmi protokollin e masave anti-Covid 19, protokoll që do të zbatohet gjatë gjithë sezonit turistik për të parandaluar një rritje të mundshme të rasteve.

Disa prej masave i gjeni si më poshtë:

Masat higjeno sanitare gjatë procesit të rregjistrimit dhe shoqërimit të vizitorëve

1- Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-Covid19, në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre të caktuara dhe të parandalojnë përhapjen e mundshme të infeksionit ne strukturen akomoduese.

2- Recepsioni duhet të ketë në dispozicion numrat e telefonit të autoriteteve shëndetësore, (Urgjencën Kombëtare dhe sherbimin epidemiologjik te NJVKSH përkatese) si dhe të afishojë masat anti-Covid19 në vend të dukshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.

3- Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambjentin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojnë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj). Për të lehtësuar performancën dhe efektivitetin e këtij operacioni, është e përshtatshme të hiqen të gjitha sendet jo thelbësore nga sipërfaqja e punës. 

4-Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezifektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85%.

5- Rekomandohet që nga sipërmarrja turistike të merren masa për të shmangur mbledhjet e shumë njerëzve në të njëjtin vend, si dhe për të zvogëluar në maksimum kohën e pritjes përgjatë procesit të rregjistrimit.

6- Kur është e mundur, të përdoret sistem elektronik për regjistrimin. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër.
Masa të përgjithshme të pastrimit dhe lëvizjes
Rekomandohet pastrim i përsëritur i ambjenteve.

Përtej higjenës dhe dezinfektimit të sipërfaqeve, protokolli parashikon masa edhe për gjëra shumë specifike si përshembull, përdorimi i ashensorit, ventilimi, etj.

Ventilimi

I referohet procesit të furnizimit dhe largimit të ajrit në ambjent, e cila mund të arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Filtrat rekomandohet të pastrohen rregullisht dhe të zevendësohen sipas manualeve teknike dhe udhëzimeve të prodhuesit. Dezinfektoni të gjitha sipërfaqet që konstatohen se kane rritje të mykut si rezultat i lagështires së tepërt. Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha grilat mbrojtese të sistemit të ajrimit.

Përdorimi i ashensorëve

Përdorimi i ashensorëve duhet të jetë i tillë që të lejojë respektimin e distancës 1.5 metër. Distanca mund të reduktohet për njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje ose që ndajnë një dhomë. Në raste të tjera, nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë, i ashensorit nga persona që nuk janë të të njëjtës familje. Butonat e ashensorit duhet të pastrohen periodikisht. Rekomandohet mbajtja e maskes ne mjediset e ashensorit.

Përsa i përket ushqimeve dhe pijeve

–  Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.

-Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.

– Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim.

– Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.

– Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta

– Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

– Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.

Madje, ka një manual të caktuar edhe për shërbimin e mishit

1. Ndani mishin e papjekur nga ushqimet e tjera

2. Ndani mishin e papërpunuar, shpendët, ushqimet e detit dhe vezët nga ushqime të tjeranë vendet e ruajtjes së përkohshme, kontejnerë ushqimore apo frigorifer.

3. Përdorni një dërrasë prerëse për produkte të freskëta dhe një të veçantë për mish të papjekur, shpendë dhe ushqime deti.

4. Asnjëherë mos vendosni ushqim të gatuar në një pjatë që keni vendosur më parë mish të papjekur, shpendë deti, ushqime deti ose vezë.

5. Mos përdorni përsëri salcat marinuese të përdorura një herë për ushqime të papërpunuara.

6. Higjiena e ushqimit në tërësi

7. Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Përsa i përket plazhit dhe lokaleve pranë tyre, ministria e Turizmit ka përpiluar gjithashtu rregulla specifike si për biznesin dhe stafin, ashtu edhe për pushuesit. 

Burimi: Abc News

MOS I HUMBISNI